Një këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump deklaroi se në tryezën e bisedimeve që do të zhvillohen mes dy vendeve më 4 shtator në Uashington do të jenë vetëm çështjet ekonomike, por nuk përjashtoi mundësinë që të hapen edhe çështje të tjera.
“Unë bashkohem me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, se askush nuk e di se cilat çështje, vetëm atyre ekonomike, do të diskutohen”- tha si para gazetarëve, të cilët gjithashtu e pyetën nëse njohja reciroke do të gjithashtu ishte një prej temë e takimit
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë të premten dhe të hënën”- deklaroi ai dhe theksoi gjithashtu se ‘politika është krijimtari dhe jo shkencë’.
“Se cilat çështje shtesë do të diskutohen, kjo varet nga Prishtina dhe Beogradi. SHBA-ja nuk ka asnjë plan sekret”
Ai theksoi gjithashtu se vitin e fundit, administrata e presidentit është përqendruar në çështjet ekonomike dhe zhvillimin, duke përmendur vendosjen e fluturimeve direkte midis Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës dhe autostradës, të cilat ai i quajti historike.
Pyetja kryesore, - tha këshilltari i presidentit amerikan,- është nëse palët janë të gatshme të përqendrohen në zhvillimin ekonomik, i cili do të ndikojë në sjelljen e kapitalit amerikan, industrisë amerikane, kapitalit dhe industrisë europiane.
“Shumë biznesmenë janë të stepur për momentin, sepse nuk janë në gjendje të realizojnë projektet e tyre për shkak të kufizimeve ndërkufitare dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë midis Serbisë dhe Kosovës,”- tha ai dhe theksoi se programet e zhvillimit ekonomik do të zgjidhin edhe problemet politike.