Jul Deda

‘Emision amoral, i dëmshëm dhe pa sens’, sot vet brenda shtëpisë, por ja çfarë mendonte Jul Deda për Big Brother

15 Janar, 09:30| Përditesimi: 15 Janar, 09:38

  • Share

Aktori i njohur, Jul Deda, ka qenë njëri nga 18 banorët e Big Brother VIP Albania 3.

Pas hyrjes në këtë reality shou është publikuar edhe një postim i aktorit, i cili bie në kontradiktë sot me vet veprimet e aktorit.

Në një shkrim të vitit 2015, ai e kishte quajtur Big Brother një emision të dëmshëm dhe pa sens, ndërsa sot është pjesë e emisionit.

“Duke shëtitur nëpër kanet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother”, ka shkruar ai.

Deda tutje theksoi: “Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky”.

“Jo vetëm që nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër”, përfundon postimi i Julit

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?