Emisioni 112/ Me kokainë në makinë, i riu i lutet policisë pas prangosjes: Pash zotin mos më merrni në qafë (VIDEO)

20 Gusht 2023, 20:46| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 21:02

  • Share

Shqiponjat, njohur ndryshe edhe si Skuadra e Shqiponjave është një njësi e shpejtë e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit Shqiptar. Ata janë njësia më e specializuar për ndërhyrje të shpejtë pas RENEA-s. Sot do të jemi me ta gjatë patrullimit në orët e mbrëmjes. Grupi Shqiponja 5 ka pikasur një drejtues mjeti që po kryen lëvizje të pakontrolluara duke ngjallur dyshime.

Ai vazhdon të mos shuajë dyshimet e patrullës edhe pasi rezultoi me dokumentacion të rregullt. Por pas kontrolleve të imtësishme drejtuesit të mjetit iu gjet një dozë e dyshuar lëndë narkotike kokainë. Por në automjet ndodhet edhe një pasagjere. Për të ushtruar kontroll ndaj saj është thirrur një police femër. Pasagjerja rezultoi se nuk disponon asgjë të kundra ligjshme, ndërkaq drejtuesi i mjetit u shoqërua për hetim të mëtejshëm.

Patrullimet vazhdojnë edhe në rrugët dytësore të Tiranës. Veçanërisht në ato akse ku dyshohet për prezencë të njerëzve me precedentë penalë. Nën vëzhgim nuk janë vetëm drejtuesit e automjeteve por edhe këmbësorët. Gjatë kontrolleve tek disa të rinj, konstatohet lëndë narkotike kanabis sativa. Shoqërimi i tyre bëhet për hetim të mëtejshëm, për të zbuluar nëse janë thjesht përdorues apo shpërndarës të lëndëve narkotike.

Nga salla operative njoftohet për rënie zjarri në banesë. Në ndihmë të shërbimit zjarrfikës shkojnë edhe skuadrat shqiponja dhe policia e rendit. Qytetari refuzon të lerë banesën ndonëse gjithçka ishte shkrumbuar. Këto janë disa nga ngjarjet e një dite punë të policisë pas thirrjeve për ndihmë në numrin 112.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 21/08/2023 00:50

    Sh Emison Frymzues Bravo Policis Shteti??Por Njesia Qe Ju Po Flisni Duhet Te Ket Qen Nuhates Per Cdo Gjo??Jo Te Kontrrolloj Punoosi Cdo Gjo??Rispet Per Punon E Djemve Por Pa Tjeter Ketyre Njysive I Duhet Qen Pa Tjeter Pune Te Mare Punojsve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?