Në episodin e katërt të emisionit 112 tregojmë fillimin e ditës së punës të efektivëve të policisë në Komisariatin nr.2 në Tiranë.
Porositë që jepen gjatë mbledhjes nga shefi i rendit, kërkohen që të zbatohen me përpikmëri.
Çdo mëngjes duhet mbikëqyrur mbarëvajtja e hyrjes së nxënësve në shkolla.
Më pas një “pako” duhet shoqëruar nga burgu 302 drejt Spak-ut.
Alarmi në një prej bankave vë në lëvizje efektivët e policisë.
Nga salla operative njoftohen ankesat e qytetarëve për parkimet e gabuara në disa rrugë të lagjeve të kryeqytetit.
Ndonëse duket një ditë e qetë, në numrin 112 vazhdojnë thirrjet për ndihmë. Një qytetari i kanë vjedhur biçikletën, ndërsa një tjetër është në gjendje të dehur e nuk mban mend as emrin e tij.
Të gjithë kërkojnë vëmendjen e policisë pavarësisht se në dukje janë raste që nuk shkaktojnë dëme të mëdha në njerëz apo pasuri.
Mbrëmja do të vendosë në gatishmëri jo vetëm policinë e rendit, por edhe Shqiponjat dhe Forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Luhet ndeshje futbolli dhe tifozët e pabindur përbëjnë rrezik për rendin dhe qetësinë publike. Çfarë ndodhi në orët para dhe pas fillimit të ndeshjes?
Të gjitha këto në episodin e radhës të emisionin 112 në Report TV dhe në kanalin Youtube.
“Kam pirë!” Qytetari nuk mban mend emrin dhe shtëpinë.
Tifozët e pabindur! Policia prangos ata thyejnë ligjin.