Emisioni 112/ Policia kap në flagrancë të riun me armë në brez! Vajzat i fshihen ‘grabitësit’

4 Shtator 2023, 08:44| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 08:50

  • Share

Duket një mbrëmje e zakonshme për skuadrat e Shqiponjave. Pasi janë bërë gati dhe kanë marrë instruktazhin e përhershëm, po shpërndahen në terren për të kryer kontrolle në akse të ndryshëm rrugore të kryeqytetit. Ndalohen të gjithë ata që persona apo drejtues mjetesh që ngjallin dyshime të arsyeshme për skuadrat shqiponja. Nëse disponojnë dokumentacion të rregullt të automjetit apo nuk kanë probleme me drejtësinë, lihen të lirë.

Procedura e kërkon që të kontrollohet imtësisht automjeti i një drejtuesi të dyshuar. Dhe jo në pak raste zbulohet prezencë e lëndëve narkotike.

Drejtuesit të mjetit ju gjet lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Të gjithë ata që kapen me të tilla lëndë të dyshuara, duhet të përballen me specialistët e narkotikës. Janë këta specialistë që gjatë marrjes në pyetje dhe pas analizave mjekësore të personit, bashkëngjitur sasisë së lëndës narkotike të gjetur, historikut të problemeve me policinë, saktësojnë nëse është përdorues ose shpërndarës i lëndëve narkotike.

ARMËMBAJTJA PA LEJE

Skuadra Shqiponja njoftohet nga burime konfidenciale se një person po lëviz me armë në brez në një prej rrugëve të Tiranës.  Pas marrjes së informacionit, i riu kapet në flagrancë dhe shoqërohet në komisariat.

ALO 112!

Çdo thirrje në numrin 112 trajtohet me seriozitet nga punonjësit e policisë së shtetit. E tillë është edhe telefonata e sapo marrë nga dy vajza që kërkojnë ndihmë pasi pretendojnë se në banesën e tyre ka hyrë një grabitës.

Vajzat janë kyçur në një prej dhomave të apartamentit nga ku kanë telefonuar edhe policinë e shtetit e cila ndërhyn menjëherë.

MBIKQYRJA E RRUGICAVE TË DYSHIMTA

Skuadrat Shqiponja po mbikqyrin zonat problematike ku janë më të shpeshta informacionet se lëvizin njerëz me probleme me policinë.

Kontroll dokumentacioni, pyetësor për vendbanimin dhe destinacionet u drejtohen personave të dyshimtë.

Të gjitha këto lëvizje nëpër rrugët kryesore dhe dytësore të Tiranës bëhen sipas porosive të marra në marrjen e çdo turni. Edhe në ato zona ku qarkullimi i kalimtarëve dhe drejtuesëve të mjeteve është më i paktë, mbikqyrja është e njëjtë nga skuadrat Shqiponja.

Lënda narkotike e dyshuar kanabis sativa është ndër gjetjet më shpeshta pas kontrolleve të Shqiponjave. Skuadrat që lëvizin me motor sapo kanë konstatuar një rast të tillë dhe kanë kërkuar ndihmën e kolegëve me makinë.

Sapo ka mbërritur automjeti i shqiponjave në mbështetje të shqiponjave me motorrë. Këta të fundit kanë konstatuar një person që pati reagim të dyshimtë kur pa prezencën e punonjësve të policisë. Shqiponjat i dhanë urdhër të ndalojë.

Gjatë kontrollit, personit ju konstatuan tre cigare të dyshuara kanabis sativa.

Shigjetat e shoqëruan për llogari të seksionit të narkotikëve për hetime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?