Kryeministri Edi Rama

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

25 Prill, 15:09| Përditesimi: 26 Prill, 13:29

  • Share

Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar në Partinë Demokratike ka paraqitur kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me investigimin e Rai 3.

Sipas Bardhit, pas investigimit, kryeministri Rama ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të kanalit televiziv italian RAI 3, drejtuesve të tij, moderatorit të emisionit “Report” dhe gazetarit që ka realizuar investigimin.

“Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet e paraqitura në përmbajtje të investigimit të emisionit “Report”, në televizionin italian RAI 3, si dhe ndërhyrjen tek drejtuesit e këtij televizioni lidhur me këtë investigim nga ana e Kryeministrit Edi Rama, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama” – thuhet në shkresën e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/04/2024 02:16

    Kur ishte koha qe te bllokonit marreveshjen e padeshiruar nga shqiptaret, /Rama-Meloni/,ju te gjithe si grup benit rolin e neandertalit ne Kuvend,tani qe eshte nje ceshtje e kote, thjesht mes RAI-t dhe Hibrikut te shpuar qe valon,ju kerkoni interpelance! Lereni Ramen e RAI-n te skuqen ne vajin e tyre,por merruni me ceshtje te tjera me rendesi per kombin,ate beni ju!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?