Kryeministri Edi Rama

Emisioni i RAI për Shqipërinë, Rama u përgjigjet akuzave: U mbars mali e polli një mi, hardhucat dhe zhapikët nuk e nëpërkëmbin dot Shqipërinë

3 Qershor, 20:57| Përditesimi: 3 Qershor, 22:26

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve lidhur me intervistën e dhënë për emisionin Report të Rai, i cili publikoi edhe episodin e dyë për Shqipërinë. Në një postim në platformën X, Rama u ka kthyer përgjigje të gjitha akuzave të opozitës, ndërsa shkruan se “U mbars mali polli një mi e minj hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje”.

Më tej kreu i qeverisë thotë se Shqipërinë tashmë nuk e ndal dhe nuk e nëpërkëmb askush.

“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush.

Reagimi i Ramës vjen pas akuzave të bërë pas publikimit të episodit 2 të emisionit Report në Rai. Ndërsa edhe gazetari Giorgio Mottola dhe edhe një intervistë për televizion e familjes Berisha, ndërsa për kreun e qeverisë tha se ka zakon të flasë me gazetarë të lirë dhe të pavarur.

Në intervistë kryeministri mbrojti marrëveshjen me Melonin për qendrën e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, duke vënë theksin tek solidaritetit me këtë problem demografik që po përballet Europa sot.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • noli: 04/06/2024 08:22

    te zgjedhurit e tu hane dardhe molle fiq e rrush (gjithmone pas kurrizit) shqiptaret 30 vjete vazhdojne te qerojne fara luledielli ne mes te sheshit . 00000000000 shtet !! Vetem per horrat e gangsterat hapen dyert e zyrave. Turp i madh , asnjhere ska qene ne kete pike ky vend.

    Përgjigju
  • I.M: 04/06/2024 06:50

    Rrumpallë shtet gjete , rrumpallë do e lesh.

    Përgjigju
  • Or tej: 04/06/2024 06:46

    Ata nuk e paten me popullsine por me zoterine tende dhe me ata vellezer, ministra e nepunesa qe te rrethojne e qe po kerkohen apo arrestohen cdo dite or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Baftjar: 04/06/2024 04:17

    Nga "dardha, molle e fiq" ne "hardhuca e zhapike"! Cfare folkrori mjeran i ketij pufteje maskara.

    Përgjigju
  • Zaka: 04/06/2024 00:19

    Nuk trembemi ne o enver ti ha me luge floriri neve vari lesht

    Përgjigju
  • Zoti: 03/06/2024 22:44

    Po ne fakt ai nuk foli per Shqiperine, foli per ty dhe familjen tende mafoze.

    Përgjigju
  • Genti: 03/06/2024 22:24

    Aman se je bere bajat fare.

    Përgjigju
  • Lenci: 03/06/2024 22:16

    NUK NËPERKEMBEN SHQIPËRIN..... POR NËPËRKEMBEN KRYMINSTRIN, NARKO SHTETIN DHE VLLEZËRIT RAMA.... NUK ALUDUAN ASGJË KUNDRA SHQIPËRIS APO SHQIPTARVE....

    Përgjigju
  • Sala: 03/06/2024 22:02

    Ti nuk je Ismail Qemali i Shqiprise,ti je Napoleoni ai Xhorxh wells....ti e kupton

    Përgjigju
    • Orwell: 03/06/2024 23:07

      "Nuk ka pyll pa dërra" tha Napoleoni në intervistë

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?