Ëngjëll Agaçi

Bota

Emisioni italian, Report: Njeriu kyç i marrëveshjes së emigrantëve, ish-avokati i trafikantëve të drogës! Reagon Engjëll Agaçi: Do padis për shpifje programin

21 Prill 2024, 21:56| Përditesimi: 21 Prill 2024, 23:11

  • Share

Emisioni investigativ Report në Rai Tre në Itali ka trajtuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ku ndër të tjera thotë se njeriu kyç i paktit është Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, por e quan atë ish avokat të trafikantëve të drogës.

"Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, pa zgjidhur asnjë problem dhe me rrezikun që një pjesë e këtyre parave të sekuestrohet nga një sipërmarrës i njohur italian, i cili mburret me kredi në Tiranë.

Por mbi të gjitha, njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi, “sekretar i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali, në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës”. Diçka e tillë do të zbulohet dhe mbështetet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Rai Tre Report, në një investigim nga gazetari Giorgio Mottola i cili flet edhe për çështjet ligjore të ministres Daniela Santanché, e cila ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Tiranën”, shkruan në një artikull gazeta italiane La Repubblica, duke iu referuar emisionit.

Pas lajmit ka reaguar vetë Agaçi, me një deklaratë për La repubblica duke paralajmëruar padi për shpifje ndaj emisionit.

 “Kam lënë detyrën ligjore dhjetë vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv Report është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italian. Burimet duhet të verifikohen dhe po ashtu edhe lajmet”, ka thënë Agaçi në reagim.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?