'Veri Jug' emisioni i Agim Pipës këtë të dielë në Report Tv vjen me reportazhin "Katjeli, fshati me frymë vjeshte" një fshat nën administrimin e Bashkisë së Prrenjasit.
Personazhe të reportazhit janë çifti Nazmie dhe Myftar Kojo 63 dhe 65 vjeç të cilët kanë 40 vjet që punojnë bashkë në arat e familjes.
E tani në stinën e vjeshtës, ata i gjen duke punuar tokën me traktor në përgatitje të mbjelljes së grurit.
Shqetësimi i çiftit Kojo është mungesa e mbështetjes nga ana e pushtetit vendor me kanalet vaditëse, sepse në Katjel ujë për vaditje nuk ka.
Kryetari i fshatit Enver Muço, ngre shqetësimin madhor të mungesës së regjistrimit, legalizimit dhe çertifikimit të tokave nga ana e pushtetit vendor dhe kadastra.
Kjo, thotë kryetari Muço, sjell mungesën e investimeve nga ana e bujqve dhe fermerëve në tokat e tyre që i kanë ndarë, deri më tash, fshatçe.
Ndalesë edhe në një familje që merret me blegtori dhe gjithashtu nuk ka mbështetje as në subvencionin për bagëtitë dhe as për karburant për traktorin me të cilin lërkojnë arat. Këto dhe të tjera në reportazhin "Katjeli, fshati me frymë vjeshte" të djelën, premierë, ora 13.30 Faleminderit!