Bota

Emmanuel Macro: Lufta në Siri mund të ringjallë Shtetin Islamik

12 Tetor 2019, 17:48| Përditesimi: 12 Tetor 2019, 17:53

  • Share

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Turqisë, që të ndalë ofensivën ushtarake në Siri, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në ringjalljen e aktivitetit të grupit militant, Shteti Islamik.

Sipas shefit të Elizesë, duhet vazhduar mbështetja për forcat kurde, të cilat ndihmuan koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja në betejën kundër militantëve të dhunshëm të Shtetit islamik.

Vendimi i Trumpit për të tërhequr trupat nga rajoni i hapi rrugë ofensivës së Turqisë që nisi këtë javë kundër kurdëve në verilindje të Sirisë. Ankaraja ka për qëllim të zmbrapsë njësitë kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG), që i konsideron terrorist, për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda territorit turk.

Irani ndërkohë ofroi ndihmën e tij për të ndërmjetësuar mes kurdëve sirianë, Bagdadit zyrtar dhe Turqisë për mbajtjen e bisedimeve mbi krijimin e një zone të sigurt përgjatë kufirit turko-sirian.

Më herët, në zjarrin e artilerisë turke përfunduan edhe vetë forcat amerikane, ndërsa shtetet e bashkuara e kanë kërcënuar Ankaranë me sanksione.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?