Emocione dhe lot/ Intervistohet nga e bija, Diola Dosti përballë pyetjeve pikante të vajzës 14 vjeçare

16 Nëntor 2022, 14:22| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 14:35

  • Share

Të ftuara në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv nutricionistja e njohur Diola Dosti dhe vajza e saj 14-vjeçare Bleza Baftiu, në një intervistë të veçantë e cila kaloi mes emocioneve të bukura por edhe lotëve.

Diola Dosti u vendos përballë pyetjeve pikante të vajzës së saj që jo çdo prind i përgjigjet me lehtësi. Por Diola e kaloi me sukses dhe me tepër sportivitet këtë intervistë përballë vajzës.

Bleza e pyeti nënën e saj për periudhën kur ishte ende vajzë e re dhe ndër të tjera e pyet nëse kishte pasur të dashur përpara babait të saj. Ndërsa mori këtë përgjigje nga mami ( Diola):

“Po kam pasur të dashur, ishte vërtet shumë i mirë, shumë i lezetshëm. Kam pasur një të dashur kur kam qenë në gjimnaz dhe ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për të ditur se si nuk duhet të jetë burri im I ardhshëm” përgjigjet ajo.

Mes pyetjeve pikante, Bleza e pyet Diolën për moshën dhe personin me të cilin kishte humbur virgjërinë. ‘ Është një pyetje për mamatë e hapura’ tha ajo me nota humori. Ndërsa edhe kjo pyetje nuk u anashkalua nga Diola, duke i dhënë një përgjigje të sinqertë vajzës së saj:

“ Sigurisht që me babin tënd dhe kam qenë fiks 20 vjeç” përgjigjet ajo.

Ndër të tjera, Diola dhe Bleza folën edhe për divorcin, si një proces tepër të dhimbshëm që e kanë kaluar sëbashku me shumë forcë.

“ Bleza ka qenë personi që e ka shprehur më pak atë që ka ndjerë brenda. Ajo ka qenë më e prekura nga të dyja vajzat, por ka qenë personi që e ka mbajtur veten më shumë. Edhe kur babai I saj ka konsoliduar një lidhje tjetër, ajo I ka ditur gjërat dhe nuk mi ka thënë vetëm e vetëm për të ruajtur shëndetin tim mendor sepse e di sa e ndjeshme jam unë” tregon ajo mes lotësh.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?