Vetëm 10 ditë pas rrëfimit të 43-vjecares nga Lundra, Dhurata Veliu, vijnë reagimet e para. Kjo nënë prej vitesh ishte e dhunuar nga bashkëshorti dhe që prej 2019 jetonte në një bodrum së bashku me djalin e saj në kushte shumë të vështira jetese. Drama e saj, preku zemrat e shumë emigrantëve, të cilët i erdhën në ndihmë mënjëherë. Por shpresa dhe gëzimi u rikthyen sërisht në sytë e nënës, kur gjatë transmetimit live në “Pa Gjurmë “ ditën e sotme, ajo u surprizua nga reagimi që bëri Kreu i Shoqatës “Sadakaja e Mëshirës”, z.Besar Kastrati, i cili mori përsipër akomodimin e Dhuratës dhe djalit të saj, duke i paguar qiranë për 5 vite rresht.
Ne u njohëm me rastin në fjalë fal emisionit tuaj, dhe ju falenderoj për evidentimin e këtyre problemeve. Ne si shoqatë do marim përsipër t’i sigurojmë zonjës shtëpinë duke i paguar qiranë për 5 vite rresht. Këtë mirësi e kanë bërë shqiptarët dhe i falenderoj shumë që na u gjenden pranë.
Ndërsa 43-vjecarja, pas këtij lajmi të gëzueshëm, falenderoi publikisht kreun e shoqatës dhe emisonin “Pa Gjurmë”. Moderatorja Odeta Dume, e përcolli zonjën së bashku me djalin, duke pritur që gazetarja, Xhilda Durishti t'i dorëzonte çelësin e shtëpisë.
E falenderoj shumë zotërinë për këtë ndihmë, kjo është një dritë shprese për ne. Ju falenderoj shumë edhe ju si emision, keni bërë një punë të madhe, pasi unë cdo natë i lutesha zotit të më ndriconte rrugën për fëmijën. Kam shumë emocione, nuk di se si t’ju falenderoj.
Djali 10-vjecar, që ishte i pari që dërgoi letrën në redaksi, mbushi sytë me lot në momentin kur hyri në shtëpine e re. Emocione që u ndjenë edhe në studio. Gazetarët i shkuan deri në fund kësaj historie të dhimbshme, duke pritur të tjera raste, për të vazhduar misionin fisnik në Report Tv.