Dita e martesës së Dritëro Agollit me Sadijen 4 korrik 1965

Emocionet e Sadijes ditën e parë të martesës me Dritëro Agollin/ Foto të rralla

5 Korrik 2018, 17:19| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 22:22

  • Share

Jo të gjitha çiftet që sapo martohen kanë fatin të provojnë emocione nga ato që të zënë frymën në ditën e dasmës.

Sadije Agollit i ka ndodhur. Ndërsa shkruante fletën më të veçantë të ditarit të saj me fustan të bardhë, të duket sikur zemra e saj po ritmon ndryshe, me rrahje të shkurtra dhe të forta, si një daulle që përcjellë jehona lumturie.

Fjalitë e shkurtra, pa asnjë koment e fjalë të tepërt e sjellin çastin e martesës së shkrimtarit të madh përpara syve. Kur i sheh fotot e çiftit të sapomartuar Dritëro e Sadije Agolli, pamjet të flasin për një lumturi jetëgjatë. Ashtu qe..., derisa Dritëroi mbylli sytë një vit më parë. Të duket sikur vetëm këto kujtime të bukura i japin forcë për të jetuar Sadije Agollit. E kujtimet, kur fati të bashkon me një shkrimtar e njeri të madh si Dritëro Agolli, nuk mbarojnë....!

Dasmën e bëmë në oborrin e shtëpisë sonë, vilë e bukur dykatëshe, me shumë lule, me dy selvi të larta, me një portë të madhe e të rëndë druri. Ishin ftuar tërë të afërmit; isha fëmija e parë në shtëpinë tonë të madhe me dhjetë fëmijë, 5 djem e5 vajza, që mbarova shkollën e lartë.

Dritëroi erdhi në dasëm me të vëllain, Tajarin, dhe një kushëri nga Devolli, Njazimi. Dritëroi ishte shumë i gëzuar, pak i trullosur e i ndrojtur, ndoshta nga respekti që tregonin njerëzit e mi, pasi po martohesha me një gazetar e shkrimtar.”


Poezia e dashurisë e Dritero Agollit kushtuar bashkëshortes Sadijes 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • life: 05/07/2018 19:28

    moj sadije nuk e dije se kishte nje dobic ne rusi dhe e largoj per marksizem-leninizem?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?