Politikë

Emocionet 'tradhtojnë' Rudina Hajdarin, 'varros' edhe dy ushtarakët e tjerë (VIDEO)

8 Maj 2019, 12:15| Përditesimi: 8 Maj 2019, 12:35

  • Share

Deputetja Rudina Hajdari i kërkoi sot kolegëve të saj deputetë të mbajnë një minutë heshtje për nëntetaren e ndjerë, ushtaraken shqiptare Zarife Hasanaj e cila humbi jetën në krye të detyrës në një mision në Letoni. Por nga emocionet që shpesh përshkojnë fjalimet e deputetes Hajdari në Kvuend, edhe këtë radhë, kryetarja e grupit demokrat është kapluar nga emocionet ku për pasojë ka bërë edhe një gafë. Në Letoni, nga shpërthimi i një mine, humbi jetën nëntetarja Hasanaj, dhe dy kolegë të saj mbetën të plagosur. Por Rudina Hajdari është shprehet për tre ushtarakë të vdekur.

Fjalimi u ndërpre nga deputetë të maxhorancës, të cilët u munduan të korrigjojnë deputeten Hajdari, e cila insistoi në fjalimin e saj, duke kërkuar të thotë edhe emrat e ushtarakëve, por në fund u ‘bind të pranojë’ se dy prej tyre ishin të plagosur.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deni: 08/05/2019 12:58

    Ka ber shkoll kjo dhe ne USA , ik e bej na 1gojore dhe shiko ta besh mir, dhe un budallai mendova se mund te behet 1 did kryeministre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?