Emocionuese/ Kartolinat para viteve ’90, si uronin shqiptarët dikur festat ? Shihni koleksionin e veçantë me mbi 3000 të tilla

9 Dhjetor 2021, 15:47| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 15:59

  • Share

Marrëdhëniet njerëzore në dekadën e fundit kanë ndryshuar dhe një ndër faktorët kryesorë mbeten zhvillimet teknologjike. Tashmë e-maili apo mesazhi në telefon ka zëvendësuar kartolinat që dërgoheshin dikur për të uruar festat apo rastet e veçanta. Koleksionisti Shpëtim Sala solli në studion e “Rreze Dielli” një pjesë të koleksionit të tij të rrallë me mbi 3000 kartolina që i përkasin një periudhe mes viteve 1950 e më tej. Një koleksion  I veçantë me kartolina urimi që tashmë duket se i përket një epoke tjetër, epokës përpara rrjeteve sociale dhe zhvillimit teknologjik por që për ata të cilët e kanë jetuar ndjejnë një nostalgji e cila I rikthen në fëmijëri apo në rininë e tyre.

‘Doja të thoja që një e-mail që të vjen për një rast mund të ruhet një vit, nuk do ta ruajmë më se do na vijnë e-maile të tjera, zakonisht nuk jemi të kujdesshëm ti ruajmë. Atëhere këto janë ruajtur, kishe mundësie ti ruaje.  Një kartolinë mbanë edhe vlerën e personit që e dërgon atë kartolinë” u shpreh koleksionisti Shpëtim Salaj.

Ndërsa lexuam edhe një pjesë të kartolinave që dërgoheshin dikur, për të rikthyer nostalgjinë se si uronin  shqiptarët përmes tyre:

“Më lejoni që me anën e kësaj kartoline tju uroj nga zemra gëzuar Vitin e Ri 1983!

Gëzuar dhe shumë vite të tjera sikurse 78’ –ta, ju përcjell shëndet dhe lumturi në jetë!” shkruhej në disa prej kartolinave, që tashmë I përkasin një epoke tjetër.

Festat e fundvitit ishin ndër kryesoret simboli i të cilit mund të themi që ishte kartolina për të dhënë urimin për një vit plot gëzim, një tradit e cila është zbehur e madje zhdukur. 

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?