Davide Astori (1987-2018)

Sport

Emocionuese/ Ndeshja me Milanin ndalet në minutën e 13-të, përkujtohet mes duartrokitjeve Davide Astori (VIDEO)

4 Mars 2023, 21:22| Përditesimi: 4 Mars 2023, 21:24

  • Share

Si sot, pesë vite më parë kapiteni i Fiorentinës dhe futbollisti i Italisë, Davide Astori ndërroi jetë pas një arresti kardiak në moshën 31-vjeçare. Fiorentina e tij po përballet sot me Milanin në Firenze, me tifozët dhe kolegët në fushë që nuk e kanë harruar. Në minutën e 13-të (numër që Astori mbante mbi shpinë) ndeshja u ndal dhe për një minutë të gjithë duartrokitën në shenjë respekti për Astorin. Më 4 mars 2018, Astori u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit përpara një ndeshje të Serie A. Autopsia e tij zbuloi se shkaku i vdekjes ishte arresti kardiak.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milan humbet me Fiorentinën, Atalanta 'nuk ndez' në shtëpi! Monza mposht Empolin në Serie A


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?