Emocionuese! ‘Ti këndoj Adem Jasharit’, shqiptarët bëhen bashkë në Pragë për ndeshjen e kombëtares (VIDEO)

7 Shtator 2023, 08:39| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 09:29

  • Share

Në prag të ndeshjes së kombëtares shqiptare me Çekinë shqiptarët janë bërë bashkë në Pragë, ku shumë prej tyre do të ndjekin përballjen nga afër në stadium.

Report Tv sjell një video emocionuese të shqiptarëve që ishin bërë bashkë mbrëmjen e kaluar në qendër të Pragës, ku këndojnë këngën ‘Mora fjalë’ të Shkurte Fejzës.

“Ti këndoj, Ti këndoj Adem Jasharit, ti këndoj”, thonë shqiptarët në Pragë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte kundër Çekisë, që vlen për kualifikueset e Europianit. Çekia është kryesuese e grupit E me 7 pikë, 1 më shumë se Shqipëria, ndërsa tre dit pas sfidës në Pragë kuqezinjtë do të presin Poloninë në Tiranë dhe konkretisht në ‘Air Albania.”

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tea: 07/09/2023 13:27

    nacionalizem i tepruar shkaktuar nga kosovaret .Kan mbetur pas qe ne kohen e qyqes

    Përgjigju
    • Kistra: 07/09/2023 15:04

      Nuk po kendojne apo bejne thirrje kunder etnive apo kombeve te tjere. Pra nuk shikoj gje te gabuar apo nacionaliste.

  • Askushi: 07/09/2023 11:14

    Ah “Pateriotet “e stadiumeve….kendoni kendoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?