Empoli 'maja e ajsbergut', agjenti i Skriniar thyen heshtjen dhe shokon tifozët: Nuk do rinovojmë me Interin

24 Janar 2023, 10:40| Përditesimi: 24 Janar 2023, 15:41

  • Share

Empoli mund të ketë nxjerrë përfunimisht Interin nga gara për titull. Zikaltërit e Inzaghit janë shtangur në ‘Guisepe Meazza’, pasi janë mposhtur 0-1, duke marrë një goditje të rëndë atëherë kur pritej të ishte rivali i Napolit për ‘skudetton’ italiane.

Një nga episodet më vendimtare në këtë sfidë të Seria A ishte kartoni i dytë i verdhë për kapitenin Skriniar në minutën e 40, duke lënë zikaltërit me një lojtar më pak. Në pjesën e dytë miqtë gjetën golin trepikësh falë një kundërsulmi të shërbyer nga Bajrami dhe të finalizuar nga Baldanzi. Në fund përveç trishtimit nga rezultati tifozët morën edhe një goditje nga Skriniar, pasi agjenti i slovakut konfirmoi se kanë lajmëruar klubin se nuk do rinovojnë. Me shumë mundësi mbrojtësi do kalojë te Paris SG, ndërsa mbetet të caktohet nëse do ndodhë në janar apo në verë kur Interi rrezikon të humbasë me parametra zero.

Ndërkohë sonte për llogari të javës së 20 Lazio do presë në Olimpico Milanin, kampionët në fuqi të cilët po kalojnë një ngërç. Në rast se ‘djalli’ nuk ia del atëherë çështja e titullit mund të konsiderohet e mbyllur. Milanin vijon të ketë të padisnponueshëm portierin Maignan, Ibrahimovic dhe Florenzin, ndërsa Lazio duhet t’ia dalë pa Ciro Imobile-n.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?