Ardian Ismajli ka zhvilluar gjashtë muajt më të mirë të tij me Empolin në Serie A. Forma e shkëlqyer ka bërë që për mbrojtësin e Kombëtares të ketë oferta nga Lazio dhe Napoli.
"Il Mattino" bën me dije se Empoli ka ndryshuar strategji dhe nuk do lejojë kalimin e Ismajlit te Napoli, paçka se në verën e 2025 ai do largohet falas. Humbja e fundit me Genoan ka sjellë një reagim nga klubi, me zonën e ftohtë që është pranë.
Mes rrëzimit nga Serie A dhe disa milionave më shumë, drejtuesit e Empolit kanë zgjedhur të shpëtojnë sezonin. Shitja e mundshme Jacopo Fazzinit te Lazio për afro 6 mln euro ka sjellë bllokimin e largimit të Ismajlit te Napoli.
Largimi i një tjetër titullari në janar do ishte një forco e madhe për formacionin e Empolit, andaj lajmet e fundit nga tej Adriatikut thonë se Ismajli do kalojë të paktën edhe pesë muaj me Empolin.
Tanimë Napoli jo më kot i ka hedhur sytë te Danilo i Juventusit, kjo si reagim për dështimin e afrimit të Ismajlit. Për mbrojtësin e Kombëtares ka interes nga Napoli, Lazios dhe Juventus dhe vera 2025 do e gjejë 28-vjeçarin me ekip të ri.