Ardian Ismajli ka interes nga Superliga e Turqisë dhe konkretisht nga Besiktas. Sky Sport në Itali bën me dije se mbrojtësi i Kombëtares shihet si përforcimi i duhur për bardhezinjtë, që kanë dakordësuar një takim me klubin e Empolit dhe pritet që të diskutojnë detajet.
Për një ofertë të duhur, Ismajli do largohej nga Serie A dhe do i bashkohej klubit turk, aty du do gjente Muçin dhe Rashicën, si edhe një emër si Giovanni van Bronckhorst në stol.
Te Empoli nuk duan ta lënë lojtarin në huazim, por kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij, andaj vera për Ismajlin do jetë e nxehtë. 26 paraqitje dhe një gol për mbrojtësin sezonin e shkuar, që edhe pse ishte pjesë e Kombëtares në Euro 2024 nuk iu besua asnjë minutë nga Sylvinho.