Foto ilustruese

Emrat/ Trafikim i narkotikëve, kush janë dy të dënuarit që duhet të justifikojnë pasuritë te OFL

18 Nëntor 2020, 10:45| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 10:47

  • Share

Në Fushë-Krujë dhe në Durrës ka shkuar së fundmi kërkesa me shkrim nga Operacioni Forca e Ligjit  për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë e dy shtetasve të dënuar më parë për për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Mirin banues në Fushë-Krujë dhe Adem Keçi, banues në Durrës.

OFL u kërkon justifikimin e pasurinë në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

Miri dhe Keçi duhet tu përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

"OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", thuhet në përfundim të njoftimit të Policisë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?