Foto ilustruese

Emrat/ 12 bosët e vajit që po hetohen për rritjen e çmimit, dyshohen për pakt mes tyre dhe rrezikojnë ndëshkim të rëndë financiar

19 Mars 2022, 16:13| Përditesimi: 19 Mars 2022, 16:42

  • Share

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi dje nisjen e një hetimi të thelluar ndaj 9 kompanive të importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit, pasi kanë rritur në bllok çmimin me 7.5% nga muaji shkurt 2022, duke shfrytëzuar panikun nga lufta në Ukrainë, ndonëse kostoja e importit të vajit nuk ka ndryshuar. Autoriteti i Konkurrencës thotë se çmimi i vajit është rritur me 7.5%, por nga denoncimet në media, në disa raste çmimi i vajit është dyfishuar, ku një litër vaji është shitur deri në mbi 4 mijë lekë të vjetra. Disa ditë më parë, deputeti Erion Braçe denoncoi se vaji markës "floriol", nga 145 lekë që ishte, është shitur me 345 lekë litri.

Ka dyshime të forta se bosët e vajit, ashtu si oligarkët e miellit, janë koordinuar duke fiksuar çmimin e vajit në kurriz të qytetarëve shqiptarë, duke rënduar sidomos pensionistët dhe familjet e varfra. Por kush janë 12 bosët e vajit, që qëndrojë pas 9 kompanive, të cilat Autoriteti i Konkurrencës po i heton për rritjen e çmimit në mënyrë të koordinuar dhe abuzive?

Kompania kryesore që mbulon 24 % të tregut të vajit, sipas Autoritetit të Konkurrencës, është PDF shpk, themeluar në maji të vitit 2018. Sot, bashkëpronarja kryesore e kompanisë PDF shpk figuron Valbona Selimllari, ish mis Shqipëria 1991. Zonja Selimllari rezulton se ka blerë 60 % të aksioneve në 23 shkurt 2022, në vlerën e deklaruar 60 000 lekë. Dy bashkëpronarët e tjerë, të cilët kanë 40 % të aksioneve, janë Bardhyl Sado dhe Andi Kodra.

Kompania e dytë nën hetim, e cila sipas Autoritetit të Konkurrencës mbulon 18 % të tregut të vajit, është Devi - 20 GRUP, themeluar në vitin 2013. Kompania tregon pikërisht vajin Floriol, i denoncuar nga Braçe. Pronarët e kompanisë janë Ilir Linza me 50 % të aksioneve, Ardian Ferra me 25 % të aksioneve dhe Vjollca Ferra me 25 % të aksioneve. Kompania e tretë, e cila mbulon gjithashtu 18 % të tregut të vajit, është GLOBCOM, themeluar në vitin 2014, ndërsa si bashkëpronarë figurojnë Tedi Beqaj me 63 % të aksioneve si dhe Andi Kodra me 37 % të aksioneve.

Kompania Bomira, e cila mbulon 11 % të tregut, është themeluar në vitin 1999 dhe ka si administrator dhe pronar të vetëm Ylli Aliaj. Rreth 9 % të tregut të vajit i mbulon kompania Ferra & Co sipas Autoritetit të Konkurrencës. Kompania është themeluar në vitin 1995 dhe pronari i vetëm i saj është Isuf Ferra. Kompania Kriket-1, e cila mbulon 6%, është themluar në vitin 1995 dhe ka si administrator dhe ortak Ilirjan Qytetin.

Kompania Eqerem-934, e cila mbulon gjithashtu 6 % të tregut të vajit, është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka si bashkëpronar Kastriot dhe Bujar Mehmetin. Kompania Teuta Durrës, e cila sipas Autoritetit të Konkurrencës mbulon 2 % të tregut, është themeluar në vitin 1994 dhe ka si bashkëpronar Eleni dhe Arben Babameto. Kompanitë rrezikojnë një gjobë të rëndë nëse Autoriteti i Konkurrencës do të krijojë bindjen për marrëveshje të paligjshme dhe të pashpallur mes tyre, për të rritur çmimin e vajit. Teksa çmimi i vajit është rritur në mënyrë të frikshme, mbetet për t’u parë nëse kompanitë do të ndëshkohen apo do të arrijnë të shpëtojnë ashtu si oligarkët e miellit.

Komento

Komente

  • Shoku: 20/03/2022 10:09

    Te gjithe emra e mbiemra komunistesh qe mbas 90 zaptuan pronat e shtetit.

    Përgjigju
  • Tani: 19/03/2022 17:45

    Asgje s!do I gjeje,,,se edi rama eshte i lidhur me ata ndan fitimet me ata.....qeveria e edi rames eshte totalisht e korruptuar dhe e PAAFTE. ...

    Përgjigju
    • Arbëri: 20/03/2022 08:24

      Lukasenko qeveri

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?