TIRANË - Në sheshin ‘Skënderbej’ në qendër të Tiranës, 23 skuadrat dhe 184 çiklistët e Giro d’Italia 2025 u prezantuan para publikut vendas dhe jo vetëm. Në edicionin e 108 të një prej xhirove më të famshme të çiklizmit në botë, tre etapat e para do zhvillohen në Shqipëri nga 9-11 maji në Durrës, Tiranë dhe Vlorë.
Pasditen e së mërkurës, nën një atmosferë dhe organizim ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe traditën e kulturën vendase, 184 çiklistët dolën në skenë me biçikletat që nuk mund të mungonin.
Gjithçka nisi me një valle nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, për të vijuar me fjalën e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila tha se shpreson që ky event të kthehet në një festë.
‘’Giro d’Italia për herë të parë në Shqipëri? Është një moment historik për sportin shqiptar, për promovimin e kulturës, sportit dhe turizmit. Ne kemi organizuar shumë evente për këtë ngjarje. Jemi krenar që Shqipëria futet në hartën ndërkombëtare të këtij kalibri. Është një prej aktiviteteve të mëdha dhe ju ftojmë të jeni pjesë e shumë eventeve tona, le ta kthejmë në festë’’, tha Manastirliu.
Më pas, me nga një model ose modele që kishin në trup veshje tradicionale shqiptare, u prezantuan një për një 23 ekipet si më poshtë. Bie në sy se pjesë e Red Bull është edhe Primoz Roglic, slloveni që fitoi Giro d’Italia në 2023 dhe fitues i 4-fishtë i Xhiros së Spanjës.
Eventi i Giro d’Italia do transmetohet nga më shumë se 200 televizione në mbarë botën dhe mbi 800 milionë teleshikues do i kenë sytë nga Shqipëria, me vendin tonë që do shpalos bukuritë natyrore dhe pritet që të kenë një tërheqje në turizëm.
Në fund të eventit u prezantua edhe trofeu që fituesi i Giro d’Italia, eventit që nga Shqipëria do spostohet në Itali, do fitojë pas tre javësh gara.
Skuadrat dhe çiklistët:
1.Israel Prim Tech
Çiklistët: Derek Gee, Simon Clarke, Marco Frigo, Jakob Fuglsang, Jan Hirt, Hugo Houle, Nicholas Schultz, Corbin Strong
2. Arkea - B dhe B Hotels
Çiklistët: Alessandro Verre, Giosue Epis, Simon Guglielmi, Laurens Huys, Luca Mozzato, Michel Ries, Embret Svestad, Martin Tjotta
3.Groupama FDJ
Çiklistët: David Gaud, Sven Erik Bystrom, Clement Davy, Kevin Geniets, Lorenzo Germani, Quentin Pacher, Enzo Paleni, Remy Rochas
4. Intermarche Uanty
Çiklistët: Louis Meintjes, Francesco Busatto, Kevin Colleoni, Simone Petilli, Dion Smith, Gerben Thijssen, Taco van der Hoorn, Gijs van Hoecke
5. Team Picnic Postnl
Çiklistët: Romain Bardet, Alexander Edmondson, Christopher Hamilton, Gijs Leemreize, Niklas Markl, Max Poole, Casper Van Uden, Bram Uelten
6. Movistar Team
Çiklistët: Nairo Quintana, Orluis Aular, Jon Barrenetxea, Jefferson Cepeda, Davide Formelo, Lorenzo Milesi, Einer Rubio, Albert Torres
7. Pro Cycling Team
Çiklistët: Thomas Pidcock, Xabier Azparren, Mark Donovan, Damien Houson, Emils Liepins, Matteo Moschotti, Milan Varder, Nicolas Zukousky
8. Cofidis
Çiklistët: Milan Fretin, Piet Allegaert, Jonathan Lastra, Jan Mass, Sylvain Moniquet, Stefano Oldani, Anthony Perez, Sergio Samittier
9. Astana Team
Çiklistët: Diego Ulissi, Nicola Congi, Lorenzo Fortunato, Max Kanter, Anton Kuzmin, Fausto Masnada, Uolter Poels, Christian Scaroni
10. Ineos Grenadiers
Çiklistët: Egan Bernal, Thymen Arensman, Jonathan Castroviejo, Lucas Hamilton, Kim Heiduk, Brandon Rivera, Joshua Tarling, Ben Turner
11. Team Jayco Alula
Çiklistët: Christorpher Harper, Koen Bouuman, Davide De Petro, Paul Double, Felix Engelhardt, Michel Hepburn, Lucas Plapp, Filippo Zana
12. Tudor Pro Cycling
Çiklistët: Michael Storer, Marco Brenner, Alexander Krieger, Rick Pluimers, Florian Stork, Yannis Voisard, Laurence Uarbasse, Maikel Ziljaard
13. Alpecin Deceuninck
Çiklistët: Kaden Groves, Quinten Hermans, Juri Hollmann, Jimmy Jenssens, Timo Kielich, Eduard Planckaert, Fabio van der Bossche, Jensen Plouricht
14. Bahrain Victorious
Çiklistët: Antonio Tiberi, Pello Bilbao, Damiano Caruso, Alfonso Eulaio, Matevz Govekar, Fran Miholjevic, Andrea Pasqualon, Edoardo Zambanini
15. Soudal Quick Step
Çiklistët: Mikel Landa, Mattis Catteneo, Josef Cerny, Gianmarco Garofoli, Ethan Hayter, James Knox, Luke Lamperti, Paul Magnier
16. VF Group Bardianicsf Faizane
Filippo Fiorelli, Luca Covili, Filippo Magni, Martin Marcellusi, Alessio Martinelli, Alessandro Pinarello, Manuele, Tarozzi, Enrico Zanoncello
17. Decathlon la Mondial Team
Sam Bennett, Geofrey Bouchard, Dries De Bondt, Stan Deulf, Dorian Godon, Tord Gudmestard, Nicolas Prodhomme, Andrea Vendrame
18. Team Visma - Lease A Bike
Çiklistët: Uout van Aert, Edoardo Affini, Uilco Keldermann, Olav Kooij, Steven Kruijsuijk, Bart Lemmen, Dylan van Baarble, Simon Yates
19. EF Education - Easypost
Çiklistët: Richard Carapaz, Kaspar Asgreen, Alexander Cepeda, Ouain Doull, Frolich Mikkel Honore, Darren Rafferty, James Shau, Georg Steinhauser
20. LIDL - TREK
Çiklistët: Giulio Ciçone, Daan Hoole, Patrick Konrad, Soren Andersen, Jacopo Mosca, Mads Pedersen, Mathias Vacek, Carlos Verona
21. Team Emirates UAE
Çiklistët: Juan Ayuso, Igor Arrieta, Filippo Baroncini, Isaac del Toro, Rafal Majka, Brandon Mcnulty, Jay Vine, Adam Yates
22. Red Bull Bora Hansgrohe
Çiklistët: Primoz Roglic, Giovanni Aleotti, Nico Denz, Jai Hindley, Daniel Felipe Martinez, Gianni Moscon, Guilio Pellizzari, Jan Tratnik
23. Team Polti VisitMalta
Çiklistët: Davide Piganzoli, Davide Bais, Mattia Bais, Giovanni Lonardi, Micro Maesti, Francisco Munoz, Andrea Pietrobon, Alessandro Toneli
TRE ETAPAT NË SHQIPËRI
ETAPA 1: 9 Maj / Durrës - Tiranë
Xhiro do të nisë rreth orës 13:10 që nga Porti i Durrësit, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në Durrës nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë drejt Malit të Robit, në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel, Tiranë. Në Tiranë, ata do të rrotullohen nga Surreli, në Rrugën “Xhanfize Keko”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj sërish në rrugën e “Rexhekrit”, drejt Surrelit, në rrugën “Xhanfize Keko” e në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:03 në Sheshin “Nënë Tereza”.
ETAPA 2: 10 Maj / Tiranë - Tiranë
Gara nisë që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja.
ETAPA 3: 11 Maj / Vlorë - Vlorë
Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.
Trofeu 'I pafund'
Në një atmosferë festive në Sheshin Skënderbej, u mbajt sot ceremonia e hapjes së edicionit të 108-të të “Giro d’Italia”, ngjarja më e rëndësishme e çiklizmit në Itali dhe ndër më prestigjiozet në botë që për herë të parë nis nga Shqipëria. Në skenën gjigande të ngritur në qendër të Tiranës, u prezantuan 23 ekipet pjesëmarrëse, ndërsa organizatorët sollën një shije nga tradita shqiptare me valle të interpretuara nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, instrumentistë dhe këngëtarë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përshëndeti këtë aktivitet madhor.
“Për ne, Giro d’Italia përfaqëson një moment të rëndësishëm sepse ‘Giro d’Italia’ vjen për herë të parë në Shqipëri, dhe ky është një moment historik për sportin shqiptar, por edhe për promovimin e kulturës, turizmit dhe peizazhit shqiptar.” iu drejtua ajo gjithë kombit italian në gjuhës e tyre.
Sportdashësve shqiptarë Ministrja Manastirliu iu drejtua:
“Për ne është një nder i madh dhe jemi vërtet krenarë që Giro d’Italia, ‘Grande Partenza’ vjen për herë të parë në Shqipëri, dhe Shqipëria futet në hartën ndërkombëtare të aktiviteteve të këtij kalibri.
Një aktivitet prestigjioz si Giro d’Italia që do të mbahet në tre qytetet tona në Durrës, Tiranë dhe Vlorë në datat 9, 10 dhe 11 maj. Është një prej aktiviteteve që do të shoqërohet me shumë aktivitete të tjera kulturore e artistike, dhe ju ftojmë të gjithëve për ta ndjekur dhe për të qenë pjesë e këtyre aktiviteteve.”
Në fund, Ministrja Manastirliu iu drejtua audiencën anembanë botës të Giro d’Italia:
“Mirë se erdhët në Shqipëri, mirë se erdhët në Tiranë, dhe le të fillojë Giro d’Italia nga Shqipëria, nga Tirana!”
Pas fjalës përshëndetëse të Ministres Manastirliu, nisi ceremonia e prezantimit të 23 skuadrave pjesëmarrëse, duke i dhënë kështu zyrtarisht startin kësaj ngjarjeje sportive historike për vendin tonë.
Komente
