Ali Panariti

Emrat/ 32 mln lekë dëmshpërblim 9 ish-të dënuarve politikë, mes tyre Ali Selfo e Razip Zelenaj u pushkatuan pa gjyq në 1944 – 1947

30 Gusht 2023, 09:43| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 09:59

  • Share

Një fond prej 32 milionë lekë të reja është akorduar nga qeveria për dëmshpërblimin financiar për familjet e  9 ish-të dënuarve politike nga regjimi komunist mes tyre dhe 2 të pushkatuar pa gjyq.

Bëhet fjalë për Razip Zeqir Zenelaj i pushkatuar pa gjyq për «motive politike», më 20 gusht 1947, në Kutë të Fierit dhe Ali Selfo Demko (Panariti) i pushkatuar pa gjyq në nëntor të vitit 1944. Fondi i miratuar si dëmshpërblim financiar është për secilën familje 4.9 milionë lekë.

Për 7 të tjerë Gjysho Shefit Sadikaj, Mufit Ilmi Hoxha, Iljas Telha Serjani, Pavlo Ziso Memo, Neim Selfo Haxhiaj, Vangjel Anastas Dhjamandi, Prel Tom Smajelaj (Gjergji) është miratuar një fond prej 22 milionë lekë si dëmshpërblim financiar.  Në listën A të përfituesve, janë ish-të dënuar politikë të dënuar me burgim, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor apo mjekësor psikiatrik.

Shpërndarja e masës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë bëhet me këste.

Dëmshpërblimi u miratua në mbledhjen e qeverisë së datës 24 gusht 2023 dhe vendimi u publikua në fletoren zyrtare të 29 gushtit 2023

Dëmshpërblim financiar për: 
Gjysho Shefit Sadikaj  i dënuar me 2 vjet 2 muaj 6 ditë
Mufit Ilmi Hoxha i dënuar me  1 vit 1 muaj 28 ditë
Iljas Telha Serjani i dënuar me 7 vjet 9 muaj 16 ditë
Pavlo Ziso Memo i dënuar me 5 vjet 11 muaj 27 ditë
Neim Selfo Haxhiaj i dënuar me 1 vit 3 muaj dhe 24 ditë
Vangjel Anastas Dhjamandi i dënuar me 2 vjet 4 muaj 25 ditë,  8 vjet 30 ditë
Prel Tom Smajelaj (Gjergji) i dënuar me 7 vjet 27 ditë
Razip Zeqir Zenelaj i pushkatuar më 20 gusht 1947
Ali Demko Selfo i pushkatuar më 30 nëntor 1944

Kush ishte Ali Demko Selfo
Lindi në Korçë, në vitin 1903 ose 1906. Shkollën tregtare e kreu në Romë.
Në nëntor 1944, u pushkatua prej skuadrave partizane. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 7 shkurt 1992, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq për “motive politike” të Ali Selfo Panaritit, në nëntor të vitit 1944

Kush ishte Razip Zeqir Zenelaj

Lindi në Vajzë të Vlorës, në vitin 1917.
Më 21 dhjetor 1993, Gjykata e Rrethit Vlorë vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për «motive politike» në përpjekje me forcat e diktaturës, më 20 gusht 1947, në Kutë të Fierit. AISKK, F. 1, Viti 2020, D. 125, f. 116; Aranit Hoxha, Gjëmat e komunizmit në trevën e Vlorës (Vlorë: Triptik, 2013), 40, 209; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 174; Bedri Blloshmi, Revolta e Qafë Barit dhe terrori komunist 1943-1990 (Tiranë: Geer, 2012), 350.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?