EMRAT/ 5 deputetë të Rithemelimit nuk firmosin për të çuar në Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët! Padisë i bashkohen edhe Vasili e Xhixho, Kryemadhi jo

6 Dhjetor 2023, 13:42| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 18:31

  • Share

1681843195_gs.JPG

Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës kanë depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët. Tritan Shehu është një nga ata deputetët të Berishës që ka dalë kundër marrëveshjes që në mbledhjen e Rithemelimit me dyer të mbyllura. Pas kundërshtimit ai nuk e ka firmosur padinë, ndërsa janë edhe katër deputetët të tjerë të Berishës që nuk kanë firmosur po ashtu. Bëhet fjalë Albana Vokshin, Oerd Bylykbashi, Sorina Kotin dhe Bujar Leskajn, të cilët nuk e kanë hedhur firmën, për arsye që nuk dihen. Të paktën publikisht nuk ka pasur asnjë qëndrim të tyre kundër dërgimit të marrëveshjes në Kushtetuese. Vokshi ndodhet jashtë shtetit. 

Po ashtu, dy deputetët e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho i janë bashkuar padisë së Grupit Berisha-Bardhi, por vihet re se mungon firma e Monika Kryemadhit.

Ka edhe një grup prej 4 deputetësh të Bardhit që nuk i janë bashkuar padisë në Kushtetuese, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Flamur Hoxha, një pjesë e të cilëve nuk ndodhen në Shqipëri për shkak të angazhimeve.

Dy kërkesat e padisë së grupit Berisha-Bardhi

(i) Deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”, dhe ndalimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

(ii) Pezullimin e procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës

Deputetët e grupit Bardhit që kanë firmosur padinë
1-Gazment Bardhi
2-Ilda Dhori
3-Lefter Geshtenja
4-Xhelal Mziu
5-Ferdinand Xhaferaj
6-Agron Gjekmarkaj
7-Zheni Gjergji
8-Emilia Koliqi
9-Bledion Nallbati
10-Saimir Korreshi
11-Ramadan Likaj
Deputetët e Grupit Berisha që firmosën padinë
1-Sali Berisha
2-Lindita Metaliaj
3-Ludovik Hasani
4-Elda Hoti
5-Greta Bardeli
6-Ervin Salianji
7-Asllan Dogjani
8-Kastriot Piroli
9-Isuf Çelaj
10-Kasëm Mahmutaj
11-Qani Xhafa
12-Edmond Spaho
13-Luan Baçi
14-Tomor Alizoti
15-Flamur Noka
16-Ina Zhupa
17-Edi Paloka
Deputetët e Partisë e Lirisë që firmosën padinë
1-Petrit Vasili
2-Erisa Xhixo

 

Deputetët që nuk firmosën nga grupi Bardhi
1.Jorida Tabaku;
2. Dhurata Çupi;
3. Helidon Bushati;
4. Flamur Hoxha;
Deputetët që nuk firmosën nga grupi Berisha
1.Albana Vokshi
2.Oerd Bylykbashi
3.Tritan Shehu
4.Sorina Koti
5.Bujar Leskaj   
Nuk firmos nga Partia e Lirisë, Monika Kryemadhi


Lajmi kryesor:

Sali Berisha tradhton aleatët italianë, çon në gjykatë Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët! I kishte premtuar se nuk do ta bënte


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?