Emrat e çuditshëm kosovarë: Arrestim, Shpenzim, Kfor, Pulë e Gjel

19 Gusht 2023, 20:57| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 21:09

  • Share

Lista e tyre është e gjatë, por zyrtarisht emrin “Veteran” e mbajnë veç 3 kosovarë. Pos UÇK-së, komuna e Klinës me emër fëmijësh e nderoi edhe KFOR-in.

Emri e mbiemri i komandantit legjendar, Adem Jashari, është identiteti i një djali në Prishtinë.

Ndërsa prindërit kryeqytetas, gjilanas e ata nga Prizreni nuk lanë anash as emrin Plumbi – emëruan fëmijët e tyre me këtë emër, që në krejt vendin janë veç 3.

Këto emërtime interesante e goxha patriotike u shpërfaqën kur para disa ditësh, Agjencioni i Statistikave të Kosovës bëri publik rubrikën për kërkim emrash në krejt Republikën.

Pikërisht në këtë faqe u mor vesh se një djalë në Vushtrri quhet Arrestim, e për 14 të tjerë, me gjasë familjet e tyre harxhuan shumë, meqë i quajtën Shpenzim.

Kreativiteti i emrave nuk ndalet me kaq, meqë kosovarët i regjistruan foshnjat e porsalindura edhe me emra shpendësh.

Gjakova e Peja i kanë 3 emra Pula, ndërsa në Vitia një person quhet Gjel./ Klan Kosova

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/08/2023 03:55

    Kush jane me injorante ne kete rast,ata qe kane zgjedhur keta emra,apo ata zyrtare te Gj.C. qe ua kane pranuar e regjistruar? Shume vende kane nje regjister me emra te ndaluar,por duket qe ketej nga /Bishti i Evropes/ nuk ekziston.Me vjen keq per femijet qe do te behen objekt talljesh,nese nuk i ndrojne keto emra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?