Kokalari dhe Berisha

Emrat e drejtuesve të PD-së, Kokalari: Grupi i Sorosit paska ngulur rrënjë mirë! Këlliçi ‘qershia’ mbi tortë, humbi masivisht në Tiranë

5 Shtator, 20:18| Përditesimi: 5 Shtator, 20:39

  • Share

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka kritikuar listën me drejtuesit e rinj politik të PD-së në qarqe, duke e cilësuar si një Pazar të radhës të Berishës me Ramën.

Teksa analizon emrta konkretë, Evi Kokaliari, thotë se Berisha ka vënë si drejtues politik për Tiranën Belind Këlliçin, i cili humbi masivisht në zgjedhjet vendore kundër Veliajt.

Ndër të tjera, Kokalari i cilëson drejtuesit politikë si gangrena në PD. Sipas Kokalarit, grupi Sorosit ka marrë rrënjë mirë te Rithemelimi.

‘Si mund te heqësh Jozefina Topallin dhe te vesh Agron Gjekmarkajn?

Si mund te heqësh Luan Bacin dhe te vesh Gaz Bardhin?

Si mund te zëvendësosh një anti-komunit si Alizoti me nje Sorosist si Enno Bozdo?

Dhe qershia mbi torte? Si mund te vesh Kelliçin ne Tirane ku humbi masivisht dhe trupërisht ndaj Velias?

Apo, ky është pazari i rradhes por kësaj rradhe mbyllet me Ramen?

Vjen ere, z. Berisha, vjen shume ere kjo pune!!

Agron Gjekmarkaj, Gaz Bardhi, Belind Kellici, Enno Bozdo dhe Ivi Kaso jane gangrena ne ate parti. Grupi Sorosit qe te gjithë me thonin ne ditet e para te rithemelimit, paska marre rrenje mire.

Fatkeqesi per demokratet e ndershem. Ngushellime miq!’- shkruan Kokalari.

Pa surpriza, në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike u caktuan 12 drejtuesit politikë në qarqe. Lista dominohet nga të besuarit e Sali Berishës, i cili u shpreh se nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 06/09/2024 05:27

    MOJ KOKALARI HAP NJE PARTI TENDEN TE DJATHTE,,SE PD E KOMANDON SALIU,,PAVARSISHT SE ESHTE NON-GRATA,,,ME KOHE DIHET QE PD ESHTE PARTI E MALOKEVE....SHIFI EMRAT,,PALOKA,,NOKA,,TOPALLU,BASHA,,GJEKMARKAJ,,MZIU,,,VOKSHI,,,ETJ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?