Foto ilustruese

Kronikë

Goditën policin dhe më pas thyen kamerat e sigurisë dhe dëmtuan derën e dhomës së shoqërimit në Komisariat, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

4 Tetor, 17:13| Përditesimi: 4 Tetor, 19:03

  • Share

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa ishin duke ecur në këmbë në gjendje të dehur, kanë goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Po ashtu, ‘blutë’ e kryeqytetit bëjnë me dije se gjatë shoqërimit dy të rinjtë të moshës 18 dhe 21-vjeç, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Ndërsa po ashtu, të rinjtë kanë kërcënuar edhe punonjësit e policisë që ndodheshin në Komisariat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?