Arrestohen Luljan Kolaj 23 vjeç dhe Sokol Marashi 34 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishin kultivuar në fshatin Koman.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, pas një pune hetimore disajavore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Waves”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, ku u konstatuan 156 bimë të dyshuara narkotike, që u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.