Rreth 10% të gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë dhënë dorëheqjen nga funksioni gjatë tre viteve të fundit, për shkak të frikës dhe për të evituar përballjen me procesin e Vettingut, në një kohë kur gjysma e magjistratëve ende nuk i janë nënshtruar filtrit të Vettingut. Shqiptarja.com sjell sot listën me emrat e 78 gjyqtarëve, prokurorëve dhe disa ndihmës ligjorëve, të cilët kanë dhënë dorëheqjen, për të evituar kryesisht verifikimin e pasurisë dhe publikimin e konkluzionit për pasurinë. Për rrjedhojë, në zbatim të ligjit të Vetingut nr. 84/2016, Komisioni i Vettingut i ka përjashtuar të dorëhequrit me 15 vite nga e drejtat për t’u bërë pjesë e drejtësisë.
Mes të dorëhequrve janë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar për fshehje pasurie, ish kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, vëllai i Lulzim Bashës, Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese si Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Mirela Fana, Andi Çeliku, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Bensik Imeraj, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi. Kanë dhënë dorëheqjen kryetar gjykatash dhe prokurorie, emra të njohur të drejtësisë si Gjin Gjoni, Alaudin Malaj, Mimoza Brahimi, Agim Bendo, Astrit Haxhialushi etj.
Numri i të dorëhequrve pritet të shtohet deri në dyfishim në kushtet kur më shumë se sa gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk janë thirrur ende për t’u njohur me dosjet. Në vitin 2016, ish drejtuesi i misionit të EURALIUS në Shqipëri, Rainer Deville, paralajmëroi se 10 % e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të jepnin dorëheqjen.
“Edhe në Kosovë 10% dhanë dorëheqjen. Nëse marrim me mend që edhe në sistemin tonë numri i të dorëhequrve do të jetë 10%, atëherë 10% do të largohen, pra nga 800 njerëz do të largohen 80, të cilët do të na duhet t’i zëvendësojmë”, është shprehur Deville.
Të dorëhequrit nga drejtësia për shkak të Vettingut:
Ermira Tafani, Prokurore Elbasan
Armarda Xhaferri, Prokurore Elbasan
Ergys Selamani, Gjykata e Fierit
Arben Mullaj, Gjykata e Tiranës
Ardian Kalia, Gjykata e Tiranës
Piro Sota, Gjyqtar i Fierit
Lual Lusha, Gjykata e Kavajës
Agron Gjana, prokuroria e Durrësit
Ahmet Metaliaj, Gjykata e Tiranës
Mimoza Brahimi (Kajo), Gjykata e Tiranës
Granit Shahu, prokuror i Tiranës
Anila Galanxhi, prokurore e Tiranës
Ergys Gashi, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Durrës
Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër
Fatbardh Çonikun, Gjykata e Elbasanit, i komanduar në KLGJ
Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit
Henrik Ligori, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda
Pëllumb Vehbi, Gjykata Gjirokastrës
Rasim Doda, Gjyqtar në Sarandë
Dhurata Balla, gjyqtare në Tiranë,
Gramoz Levanaj, gjyqtar i Apelit në Tiranë
Arjana Fullani, Gjykata e Lartë
Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë
Mirela Fana, Gjykata e Lartë
Andi Çeliku, Gjykata e Lartë
Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë
Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë
Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese
Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese
Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese
Adriatik Llalla, kryeprokuror
Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.
Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit
Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit
Agim Bendo, gjyqtar i Apelit
Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit
Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.
Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.
Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan
Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë
Rezarta Mataj, Gjykata e e Tiranës
Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit
Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës
Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë
Agim Dilka, prokurori në Elbasan
Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit
Fran Prendi, Gjykata Speciale
Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës
Adrian Nezha, prokuror Tiranë
Ermir Beta, prokuror në Berat
Bujar Hoxha, prokuror Tiranë
Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme
Erion Pustina, prokuror i Pogradecit
Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër
Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës
Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda
Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë
Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër
Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës
Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës
Rabiana Halili, Prokuroria Durrës
Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit
Amarildo Laçi, Gjykata Administrative
Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës
Njazi Seferi, Prokuror Tiranë
Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës
Ema Gashi, Gjykata e Durrësi
Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit
Merita Xhani, Gjykata Durrës
Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës
Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës
Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë
Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë
Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë
Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Gent Pejon, ndihmës ligjor
Donika Pahumi, ndihmëse ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme
Elona Shehu, ndihmëse ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme
Po kjo Elona Shehu pse su perball me vetingun valle?! Cfare e pengonte cfare i fshihte vetingut kjo? Nga se kishte frike, turp? Kjo sekretare ka qene me rroge te vogel… A Elona Shehu Hajdermetaj mbulon milionat e droges se ish prekurorit mbulon femijet e tij mbulon pasurine e tij hotelet luksoze dhe shpijat e prekurorit te babales… bravo sistemit qe e mban ne sistemin e drejtesise po kujt i duhet kjo kujt i sherben kjo eshte po aq e korruptuar sa bashkjetuesi i saj besim hajdermetaj! Gruaja e padeklaruar e prekurorit te babales!
Përgjigju