(EMRAT) KLGJ emëron 10 gjyqtarë të rinj, pritet që të kalojnë në vetting

4 Gusht 2019, 13:05| Përditesimi: 4 Gusht 2019, 13:07

  • Share

Afro 2 vite nga vakumi i krijuar me futjen në sistem të gjyqtarëve të rinjtë të dalë nga shkolla e magjistraturës, këshilli i lartë gjyqësor emëron 10 gjyqtarët e parë. Këta gjyqtarë sipas KLP-s do të plotësojnë situatën emergjente të krijuar në disa gjykata rrethi ku për shkak të dorëheqjeve, largimit nga vettingu apo daljes në pension të togave të zeza janë krijuar pamundësi të formimit të trupave gjykuese.

Magjistratët janë caktuar të shërbejnë nga Tropoja, Puka, Dibra, Shkodra,  Kukësi, Lushnja, Saranda, Kurbini, Korca e Gjirokastra. Pas futjes në sistem magjistratët do ti nënshtrohen procesit të vettingut i cili do të caktohet me short nga KPK për secilin prej tyre.

Ndërsa ata kanë kryer stazhin e paguar deri këtë periudhë pas përfundimit të magjistraturës, prej 19 korrikut 2019 ata paguhen me pagën e plotë të gjyqtarit.

Gjyqtarët e emëruar nga KLGJ
Në Administrative Shkodër Afërdita Caco
Në Dibër Ardit Kuka
Në Gjirokastër Suela Dashi
Në Korçë Ervin Sulaj
Në Kukës Merita Karaj
Në Kurbin Olti Skrame
Në Lushnjë Lorena Çabej
Në Pukë Amarilda Sulaj
Në Sarandë Suela Xhani
Në Tropojë Enkeleda Dalipi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?