KED-së i mbaron mandati në fund të dhjetorit, a do të hedhë shortin Meta në presidencë?! (Del lista e parë me kandidatë)

15 Nëntor 2019, 17:44| Përditesimi: 16 Nëntor 2019, 00:43

  • Share

TIRANË - Në fund të dhjetorit i përfundon mandati anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me kryetar Ardian Dvroranin. KED ka në përbërje 8 anëtarë dhe kryetarin, që e çojnë në 9 numrin në total.

Këtë të premte, institucioni i parë që ka bërë gati listat me kandidatë është Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nga prokuroria e Përgjithshme janë 11 kandidatë, përfshirë kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, ndërsa nga Prokuroria e Apelit janë 16 kandidatë. Kujtojmë se Arta Marku, është edhe aktualisht anëtare në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Përmes shortit do  të zgjidhet një nga prokuroria e përgjithshme (+anëtari zëvendësues) dhe dy nga prokuroria e Apelit.

Në përbërjen e KED janë: dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga Administrativja. 

Të gjitha institucionet që ka në përbërje KED bëjnë gati listat me kandidatët që plotësojnë kriteret dhe i dorëzojnë ato pranë Presidentit dhe Kuvendit të Shqipërisë, që kanë rol vëzhgues. Përzgjedhja e anëtarëve bëhet me short i cili hidhet në presidence, por në 2017-ën dhe 2018-ën, Meta ka refuzuar ta hedhë shortin në Presidencë duke thënë se ka vakum ligjor për shkak se ende nuk ishin formuar Këshilli i Lartë Gjyqësor, dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por teksa këto institucione të reja të reformës në drejtësi tashmë janë të ngritura, pritet të shihet nëse kreu i shtetit Ilir Meta do të pranojë të hedhë shortin në Presidencë, apo nëse do të ndodh si në dhjetor të 2018-ës kur shorti publik u hodh në Kuvend. Në short zgjidhen edhe zëvendësues për anëtarët e KED-së.

Aktualisht, KED, organi i vetëm i ngarkuar nga ligji për hartimin e listës së kandidatëve për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, është vënë nën sulmin e Presidentit Ilir Meta i cili ka sulmuar hapur kryetarin Ardian Dvorani duke e quajtur mafioz dhe ushtar partie. Edhe një vit pas krijimit të KED-së, Gjykata Kushtetuese vijon të jetë në ngërç, ku dy gjyqtare u zgjodhën anëtare për të njëjtin pozicion vakant, duke krijuar një përplasje mes presidentit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatet qe plotesojne kriteret ligjore

 I) Prokuroria e Përgjithshme

1. Arta Marku
2. Adnan Xholi,
3. Adnand Kosova,
4. Alfred Progonati,
5. Alma Muça,
6. Anila Leka,
7. Arben Kraja,
8. Bilbil Mete,
9. Kujtim Luli,
10. Sokol Stojani,
11. Thoma Jano

II) Prokuroritë e Apeleve

1. Dritan Peka,
2. Altin Dumani,
3. Arben Qosja,
4. Edmond Hyka,
5. Fatjona Memcaj,
6. Genti Xholi,
7. Nezir Gjoka,
8. Moisi Duda,
9. Ludovik Dodaj,
10. Altin Binaj,
11. Henrik Haxhiraj,
12. Pelivan Malaj,
13. Kleanthi Zeka,
14. Brahim Dragjoshi,
15. Rozeta Qirjaqi.
16. Gjon Fusha

Ndërkohë, mësohet se këto kandidatë janë skualifikuar.

I) Prokuroria e Përgjithshme

1. Arqilea Koça

II) Prokuroritë e Apeleve

1. Ferdinand Elezi,
2. Alfred Agolli,
3. Artan Bajrami,
4. Irma Balli
5. Elvin Gokaj

Kjo listë me kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe lista me kandidatet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore, i dërgohet Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • opioninion: 16/11/2019 10:11

    d okete shume gjykata shorti jete drejperdrejte telivizonne qoftese fasifikon denohete1.te krijohete gjukata kosulence2 te krijohete gjykata speciale.3 te krijoihete gjykate faderale4 te krijohete e pastertise.TE krijohete gjyakata politike .5 TE KRIJOhete gjykata antimafja5 TE krijohete gjykata kunder droges6 TE krijohete kunder marteesa gay

    Përgjigju
  • Juri: 15/11/2019 20:19

    Prandaj Likja sulmon Dovranin nuk do qe te rizgjidhet kryetar i KED.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?