LONDER- Dy shqiptarë janë dënuar me burg pasi kultuvuan kanabis me vlerë “gati 2 milionë paund” brenda një ish-shkolle fillore në Uellsin Perëndimor.
Gjykata e Kurorës të Swansea dënoi Alfred Perkola 44 vjeç, me banim në Londër me 3 vjet e 9 muaj dhe Aldi Gjegjaj, 25 vjeç, nga Salford, me 3 vjet burg.
Më 4 korrik 2024, Policia e Dyfed-Poëys ndaloi dy makina për kontroll brenda të cilave gjeti rreth 100 kg kanabis me vlerë 1 milion £, të fshehura në çanta lavanderie dhe disa telefona celularë.
Një pajisje gjurmuese e vendosur në furgon i lejoi policisë të analizonte të dhënat GPS që i çuan në Marble Terrace, Llandysul në qarkun Ceredigion.
Në vendngjarje, oficerët gjetën atë që dukej të ishte një shkollë e braktisur fillore. Ndërtesa 3-katëshe kishte dritare të veshura dhe një erë të fortë kanabisi.
Hetimet e mëtejshme çuan në sekuestrimin e 956 bimëve të tjera kanabis.
Hetuesi Steve Thomas tha se nëse kanabisi do të hidhej në treg atëherë fitimet do të kapnin shifrën 2 milionë paund.
Komente
