Policia e Fierit

Fier/ U merrnin kartat ID dhe aplikonin për kredi në emër të qytetarëve, 2 të arrestuar! Ja si funksiononte skema (EMRAT)

2 Tetor, 11:55| Përditesimi: 2 Tetor, 17:47

  • Share

Fier- Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Fierit pasi akuzohen se përmes mashtrimit merrnin kredi në banka në emër të qytetarëve të tjerë. Në pranga ranë të dyshuarit Ardit Hoxha dhe Fatmir Sadiku, 28 dhe 29 vjeç, banues në fshatin Vidhisht dhe në Patos.

“ Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit, iu merrnin qytetarëve, kartat e identitetit, dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi”, njoftoi policia vendore.

Skema
Burime policore thanë se të dyshuarit u luteshin qytetarëve të ndryshëm që t’u jepnin kartën e identitetit me pretendimin se duhet të tërhiqnin para që u kishin dërguar të afërmit e tyre nga jashtë vendit, me pretendimin se kishin harruar në shtëpi kartën e tyre.

Pasi bënin fotokopjimin e kartave në fjalë, dy të rinjtë më tej aplikonin për kredi në bankat e nivelit të dytë. Qytetarët kuptonin skemën e mashtrimit kur u telefononte banka dhe u informonte se ata duhej të paguanin kredinë. Pasi kanë zbuluar se ishin bërë pre e mashtrimit qytetarët i janë drejtuar Policisë së Fierit me denoncim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura. Policia sqaroi më tej se po vijon puna hetimore për të dokumentuar edhe raste të tjera të mashtrimit që mund të kenë kryer këta shtetas.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?