Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka firmosur ndryshime të reja brenda radhëve të Policisë së Shtetit, me synim dhënien e një frymëmarrjeje të re për rendin dhe sigurinë publike. Rikthehet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Arben Dashi, i cili merr detyrën e drejtorit të krimeve në Departamentin e Sigurisë Publike.
Ndryshime bëhen edhe te Forca e Posaçme Operacionale, drejtimin e të cilit e merr Vilson Bala, i cili deri më tani mbante detyrën e shefit të Komisariatit nr. 6. Vilson Bala zëvendëson në këtë detyrë Oltian Bistrin, i cili merr detyren e specialistit pë Drejtorinëe Krimeve në Volum. Ndërkohë, vendi i lënë i lirë në Komisariatin nr. 6 do të zëvendësohet me Edvin Ndreun ndërsa Drejtoria e Policisë së Kukësit do të drejtohet nga Artan Bajraktari. Report Tv mëson përmes burimeve se Lutfi Minxhozi merr detyrën e drejtorit të Europol, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Emërimi i Kreshnik Alimadhit pak ditë më parë në Krujë, pas shkrirjes totale, la bosh vendin e shefit në Devoll. Në vendin e tij emërohet Edvin Peçi.
Këto ndryshime vijnë në një kohë kur në vend janë regjistruar disa ngjarje kriminale, sidomos në Krujë me dhunën e paprecedentë ndaj dy anëtarëve të fisit Maja nga familjarë të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, për shkak se u ankuan se gurorja e tyre u prishte shtëpitë. Ngjarja solli ndryshime zinxhir, nga dorëheqja e Rrahman Rrajës si deputet tek shkarkimi i Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm, e deri tek shkrirja totale e Komisariatit të Krujës. Ndërkohë. vendi u trondit nga vrasja e Nikolin Lekstakajt pasditen e së mërkurës dhe dyshimet janë se është gjakmarrje me fisin Nikulaj.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka takuar nga afër pjesën më të madhe te drejtuesve në qarqe dhe ka kërkuar angazhim, duke shtyrë edhe pushimet për një moment të dytë. Vera është një periudhë delikate për Policin e Shtetit, jo për shkak të tendencës në rritje të kriminalitetit, por edhe turizmit, i cili kërkon angazhim më të gjerë të bluve në vijën bregdetare, për të shmangur tragjedi si ajo e një viti më parë në Potamë të Himarës, ku një efektiv policie goditi për vdekje një 7-vjeçare me skaf.
Bravo pwr Vilson Balen, nje nder komisaret me te mire ne vend.
PërgjigjuPo ça frymëmarrje të do japin këta?!! Këta janë të tërë astmatikë dështak!
PërgjigjuKur konsumohen gomat e perparme ne i nderrojme me gomat e pasme,por kur behen serish per tu nderruar ateher ska me sens ti nderrosh vendin por nderrohen te gjitha.Ose nderroni gomat ose nderroni shoferin qe i konsumon(politikanet)
PërgjigjuE keni ber policine si skuader futbolli.Iken nje tranjer,vjen nje tjeter,le ne stol ca lojtar,fut ne fush tjeret.Esht kalbur nga cdo ane ky shtet
PërgjigjuFrymen e krimit,korrupsionit dhe e pasurimit te menjehershem ne policine e shtetit e ka instaluar PD-pararoja e PPSH alias PS dhe e perfeksionoj ne majat me te larta Nena e PD,Partia Socialiste alias Rilindja-2013. Nuk ka qelize te shendeteshme ne policine e shtetit te shendeteshme pale pastaj te flasesh per individe apo struktura. Keshtu qe levizjet,rokadat apo "furtunat" siç u pelqen ta thone ca banaliste analiste,gazetare e sherbetore te krimit e korrupsionit,nuk jane gje tjeter vetem retushime skuthesh dhe asgje tjeter. Hiqia Lenës e venia Prenës,klanet brenda mazhorances i ka zili xhungla me e madhe e korrupsionit ne bote. Sna mbetet tjeter, veç "urimi": Pune te mbare shoku Tao!
PërgjigjuE mor minister nuk zhgenjen (pertej takimeve fasade) e bere edvin ndreun shef komisariati ee,ja kishe borxh ne fakt se ai ishte shef komisariati ne kruje ne kohen qe rrajat kercenonin me arme oficerin ne zyre.
PërgjigjuPolicia shqiptare vetem nderrime postesh di te beje,pavarsisht se puna nuk ecen siç duhet.Edhe personi ku drejton diku,rezultatet jane te dobta,hiqet,dhe caktohet diku tjeter po ne pozicion drejtues.E çuditshme.
PërgjigjuKy edvin ndreu mos e ka gje vocaj mbiemrin, mos eshte gje biri ilegal i tonin vocaj, mos eshte gjje dhe ky istrumentist i grupit ciftelia???
PërgjigjuQenke ba xheloz o Zigur, ta po mesohesh ;)