EMRAT/ Nga Rexhep Qosja, Pëllumb Xhufi e Fatos Tarifa, intelektualët shqiptarë peticion: Largoni sharlatanët nga ekranet, shkelin edhe gjuhën shqipe

18 Shkurt, 21:37| Përditesimi: 19 Shkurt, 12:15

  • Share

Çështje kombëtare shumë serioze e kanë konsideruar një grup intelektualësh dhe studiuesish, promovimin e dijeve nga disa individë të cilët dalin në media e flasin pa asnjë bazë shkencore, kryesisht për gjuhën shqipe, duke krijuar teza të ndryshme. 

Një grup intelektualësh, mes tyre Rexhep Qosja, Pëllumb Xhufi dhe Fatos Tarifa, kanë nënshkruar një peticion ku i kërkojnë AMA-s (Autoritetit të Mediave Audiovizive) që të ndërhyjnë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare dhe të merren masa.

Në peticion nënvizohet fakti se niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante, konkretisht për gjuhën shqipe.

Sipas dokumenti, për studiuesit disa studio televizive, janë kthyer në platforma, ku individë të papërgatitur, nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë apo nëna e të gjitha gjuhëve... për intelektualët këto janë formulime që nuk kanë asgjë shkencore dhe kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.

‘Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.- thuhet në peticion.

Më tej studiuesit ngrenë pyetjen: A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës. Në disa emisione televizive sulmohet me një gjuhë antishkencore, gjithçka që është arritur për një kohë shumë të gjatë nga studimet albanologjike dhe, kështu, padija po rreh të mbizotërojë mbi dijen. Studimi i vjetërsisë së gjuhës shqipe nuk mund t’u lihet pseudoalbanologëve, etimologëve të improvizuar, pikëpamjet e të cilëve s’do të pranoheshin nga asnjë forum shkencor brenda e jashtë Shqipërisë.’

Shqetësim për grupin e intelektualëve, mbeten edhe moderatorët, që sipas tyre i ftojnë këta individë nëpër emisione, dhe i mbështesin në idetë e tyre haluçinante.

Sipas ekspertëve, agresiviteti i këtyre individëve nëpër ekrane, ka sjellë edhe stepjen e përfaqësuesve të mendimit të njëmendtë shkencor në vendin tonë, pasi ndaj këtyre të fundit nuk kursehen shpifje, sharje e deri kërcënime.

'Studimi i vjetërsisë së gjuhës shqipe nuk mund t’u lihet pseudoalbanologëve, etimologëve të improvizuar, pikëpamjet e të cilëve s’do të pranoheshin nga asnjë forum shkencor brenda e jashtë Shqipërisë.'- thuhet në peticion.

Për studiuesit, liria e medias nuk do të thotë mungesë përgjegjësie në media.

‘Duke u bërë jehonë gjithfarë “zbulimesh” lidhur me vjetërsinë e shqipes, disa kanale televizivë kanë ngjallur një histeri nacionalizmi që u siguron “zbuluesve” mijëra pëlqime në portalet e tyre.’- nënvizohet në peticion.

Kjo gjendje, përmbyllet peticioni, pra sulmi i pseudoshkencës ndaj shkencës së vërtetë, duhet konsideruar një çështje kombëtare shumë serioze, dhe një problem që u shtohet problemeve të tjera me të cilët ndeshet vendi ynë; ajo krijon e shton mosmarrëveshje e dasi krejt të panevojshme e dëmprurëse mes bashkatdhetarësh.

Po ashtu sipas asaj që kërkohet në peticion është edhe fakti se AMA ka detyrimin të mos lejojë konfliktet ndëretnike në emisionet televizive. Sipas intelektualëve, as standardi letrar i shqipes nuk respektohet në mediat tona.

PETICIONI I PLOTË

Drejtuar:

Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Ministrisë së Arsimit

Agjencisë për Media dhe Informim

Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit

Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)

Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.

Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.

Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.

A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës. Në disa emisione televizive sulmohet me një gjuhë antishkencore, gjithçka që është arritur për një kohë shumë të gjatë nga studimet albanologjike dhe, kështu, padija po rreh të mbizotërojë mbi dijen.

Agresivitetin e disa individëve, të cilëve u mungon çdo lloj ekspertize e profesionalizmi në fushën e gjuhësisë, por që pretendojnë se kanë monopolin e së vërtetës, e tolerojnë dhe e ushqejnë drejtues emisionesh televizivë që i popullarizojnë jo vetëm duke i ftuar vazhdimisht në studiot e tyre, por edhe duke i përkrahur në idetë e tyre haluçinante. Ky agresivitet ka sjellë stepjen e përfaqësuesve të mendimit të njëmendtë shkencor në vendin tonë, pasi ndaj këtyre të fundit nuk kursehen shpifje, sharje e deri kërcënime. Studimi i vjetërsisë së gjuhës shqipe nuk mund t’u lihet pseudoalbanologëve, etimologëve të improvizuar, pikëpamjet e të cilëve s’do të pranoheshin nga asnjë forum shkencor brenda e jashtë Shqipërisë.

Liri e medias nuk do të thotë mungesë përgjegjësie në media. Duke u bërë jehonë gjithfarë “zbulimesh” lidhur me vjetërsinë e shqipes, disa kanale televizivë kanë ngjallur një histeri nacionalizmi që u siguron “zbuluesve” mijëra pëlqime në portalet e tyre. Në fakt, shkenca nuk krijon dot turmë ndjekësish, përveç se në regjime totalitarë, kur përdoret për propagandë. Dhe shkencëtarët, në kërkimet e tyre shkencore e në ballafaqimet mes tyre, nuk përdorin gjuhë agresive e fyese, por argumente shkencorë.

Kjo gjendje, pra sulmi i pseudoshkencës ndaj shkencës së vërtetë, duhet konsideruar një çështje kombëtare shumë serioze, dhe një problem që u shtohet problemeve të tjera me të cilët ndeshet vendi ynë; ajo krijon e shton mosmarrëveshje e dasi krejt të panevojshme e dëmprurëse mes bashkatdhetarësh.

Një tjetër detyrim i AMA-s, i përcaktuar në statutin e këtij autoriteti, është moslejimi i konflikteve ndëretnike në emisionet televizive. Ky detyrim duket se nuk zbatohet si duhet kur lejohen të paraqiten si të vërteta të dhëna historike që nuk kanë asnjë bazë lidhur me prejardhjen e shqiptarëve e të fqinjëve tanë, siç ndodh kur vendeve të tjerë u mohohen kombi, historia, gjuha.

As standardi letrar i shqipes nuk respektohet në mediat tona. Natyrisht, ky detyrim duhet të jetë për drejtuesit e emisioneve, për folësit e lajmeve, për njoftime me karakter zyrtar dhe jo për letërsinë artistike, jo për këngët, jo për të ftuarit.

Për t’i vënë fre kësaj gjendjeje shqetësuese, sugjerojmë:

(a) Të merren masat e duhura që AMA të kryejë detyrën e saj për kontrollin e cilësisë së emisioneve në mediat tona;

(b) Burimet dhe studimet shkencore të identifikohen e të prezantohen në mënyrë të qartë në të gjitha raportimet shkencore;

(c) Në emisionet televizive të flitet me një gjuhë të kuptueshme për të shpjeguar terminologjinë shkencore për audiencën e gjerë;

(ç) Ministria e Arsimit të mos lejojë mësimdhënësit t’u mësojnë nxënësve e studentëve teori të pamiratuara nga shkenca;

(d) Qeveria, e së pari ministria e Arsimit, të ketë një agjendë për ngritjen e nivelit kulturor të qytetarëve, që këta të mos bien pre e gjithfarë teorish antishkencore.

Mbështetësit e peticionit

Prof. Rexhep QOSJA, Prof. Bamir TOPI, Prof. Fatos TARIFA, Prof. Ksenofon KRISAFI, Prof. Xhevat LLOSHI, Prof. Pëllumb XHUFI, Prof. Emil LAFE, Prof. Aristotel SPIRO, Prof. Rami MEMUSHAJ, Prof. Gjovalin SHKURTAJ, Prof. Neritan CEKA, Prof. Eno KOÇO, Prof. Aleksandër XHUVANI, Prof. Luljeta BOZO, Prof. Marenglen SPIRO, Prof. Valter MEMISHA, Prof. Agim VINCA, Prof. Shefkije ISLAMAJ, Prof. Ethem RUKA, Prof. Llukan PUKA, Prof. Ferid HUDHRI, Prof. Arben BABOÇI, Prof. Artan HOXHA, Prof. Anila PAPARISTO, Prof. Gëzim HOXHA, Prof. Arjan GJONÇA, Prof. Elida MIRAJ, Prof. Ilirjana DEMA, Prof. Ilir GJIPALI, Prof. Floresha DADO, Prof. Ilir YZEIRI, Prof. Irena NIKA, Prof. Josif MINGA, Prof. Bardhyl DEMIRAJ, Prof. Mimoza KORE, Prof. Kristina JORGAQI, Prof. Ermal BAZE, Prof. Mila BUXHELI, Prof. Vasil S.TOLE, Prof. Albert DOJA, Prof. Asoc. Fiona TODHRI, Prof. Asoc. Fatos DERVISHI, Prof. Asoc. Djana KASTRATI, Prof. Asoc. Mirela BOGDANI, Prof. Asoc. Ilir KALEMAJ, Prof. Asoc. Enkelejda KAPIA, Prof. Asoc. Antoneta POLO, Prof.Asoc. Zamira ÇAVO, Prof. Asoc. Nora MALAJ, Prof. Asoc. Roland LAMI, Prof. Asoc. Muhamet BELA, Prof. Asoc. Teuta TOSKA, Dr. Ina ARAPI, Dr. Rudina JASINI, Dr. Ermal HASIMJA, Dr. Juli KRISAFI, Dr. Albana MUCEKU, Dr. Alketa DUMANI, Dr. Ledina FERHATI, Dr. Zef PREÇI, Dr. Vasillaq KURETA, Dr. Pirro PAPALILO, Dr. Manjola LUMANI, Dr. Jorgji KOTE, Dr. Aida ZHUPA, Dr. Saemira GJIPALI, Dr. Ledion KRISAFI, Dr. Fabiola ELEZAJ, Dr. Gerti SQAPI, Dr. Alket DINO, Dr. Elidiana ABAZI, Piro MISHA, Diana ÇULI, Kujtim ÇASHKU, Erion BRAÇE, Arta DADE, Zef MAZI, Artan IMAMI, Alba MALLTEZI,  Fatbardh KADILLI, Adrian THANO, Sokol GJOKA, Idajet BEQIRI, Anila SMORGRAV, Dritan HILA, Petro KOÇI, Hektor RUCI, Xhevdet SHEHU, Elsida SINAJ, Mimoza KOÇIU, Adri NURELLARI, Spartak BRAHO, Spiro THOMAI, Nezir SELIMI, Elisa GJERANI, Fatos MIRAÇI, Atilda MALOKU, Kristi ZIÇISHTI, Fatos ÇOÇOLI, Shpëtim NAZARKO, Roland QAFOKU, Genti LASKU, Mikail VASILI, Luljeta NDOKA, Greta PETRO, Erion KURTI, Esmeralda NOVAKU, Albana META, Ervin PEPI, Gentiana KAPLLANI, Kostandina XHAFERRI, Albana LAKNORI, Gloria MOLLAJ, Spartak GJINI, Shefqet KERCELLI, Elvana AGUSHI, Gladiola GOLEMI, Nase JANI, Blerta LAZEBEU, Mario KUÇI, Kiço KALAJA, Jorida TOLLKUÇI, Arben IDRIZI, Shaban CANAJ, Valentina POSTOLI, Foqion POSTOLI, Vjollca TREBICKA, Ilir TREBICKA, Lira LASKU, Agim KONDA, Dritan KONDA, Bardhyl KONDA, Frederik KONDA, Laura KONDA, Shqiponja KONDA, Dea DOKSANI, Eneida MARKU, Valbona PAJO-BALA, Benard BABAJ, Keiti KONDI, Shpresa GORREJA, Agron NUSHAJ, Qemal AGALLIU, Bledi FILIPI, Donika OMARI, Tatjana SELENICA, Pandeli PASKO KUTELI, Fanie GJERMENI, Rajmonda BELLI GJENÇAJ, Lina CEKA, Arlinda DUDAJ, Pëllumb KULLA, Ndue DEDAJ, Pandeli KOÇI, Donika STASA, Ermira TREBICKA, Mateo GORREJA, Arta DAKA, Myzejen KASHARI, Dhurata POPI, Dorina SOTA, Henri SOTA, Ergest ZEMBLAKU, Elisabeta VELIU, Laert PETRITI, Kristaq LALA, Edra  MAKU, Llazar STASA, Luiza SULA, Lindita GIXHA, Sokol GJERMENI, Valbona SHESHI, Besa ALCANI, Denisa GJEKA, Mario SOTA, Vjollca HILA, Llazar GJERMENI, Leonora KORITA, Fitim ISMAILI, Klodian MUCA, Gori DAKA, Donika GJIKA, Bersan SPAHO, Bedrie GORREJA, Valentina QERACA, Liri MALI, Leni LALA, Prokop GORREJA, Liri PRIFTI, Naunka VODO, Bernina VELIU, Marin FRANI, Detan HOXHA, Vangjel MALI, Mario PRENDA, Ramiz GJONI, Burbuqe GJONI, Eduart RRËZA, Violeta GJEÇI, Sanie PETRITI, Kristi ZEZO, Elisa VELO, Kimete LIÇO.

(Kliko këtu për të lexuar peticionin format PDF)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 25/02/2024 21:31

    Reagim shume i drejte dhe i vonuar.Psedudoalbanologet po beje qesharak ne bote plus disinoformim dhe ushqim injorance qe perkrahet nga ata qe sdine.Eshte pak a shume si ata qe hedhin poshte heliocentrizmin duke bere aludime qesharake qe jane hedh poshte me shekuj dhe perkrahen fatkeqsisht nga masa injorate.

    Përgjigju
  • Albania: 21/02/2024 10:52

    Jane shqetesuar greket dhe keta palo akademik qe jane turpi i ketij vendi .gjuha shqipe eshte me e vjetra ne bote doni a sdoni ju o tradhetar, i hidhni nje sy kollosit Petro Zheijt ca thote.poshte tradhetaret

    Përgjigju
  • Arben: 20/02/2024 20:43

    Shkenca zhvillohet me debat, dhe kunder debat. Cfare do te thote kjo fleterrufe qe kerkon te mbyllen gojet? Kush e percakton te drejten per te folur dhe kysh ka kompetence te te heqe te drejten per te folur? Cfare do te behe AMA tani, do tu kerkoje televizioneve listen e te ftuarve neper emisione? Si do ta vendose AMA cfare do te flasin njerezit, do tu kerkoje te dergojne me shkrim ate qe do te flasin? Kjo s'ka ndodhur as ne kohet me te erreta te drejtes se fjales.

    Përgjigju
  • Axhimi: 20/02/2024 09:16

    E paskan harrue edhe kryeimamin e Kosovës edhe zevendesin e tij Shefqet Krasniçin me i plotesue edhe disa kerkesa per ndalesa te tjera ! Në quftëse eshte kjo e vertetë ppeticion per ndalimin e debateve shkencore dmth per shoqerinë shkencore tonën eshtë nje tjeter alarm .Shoqeria shqiptare ende nuk eshte çliruar nga paragjykimet dhe mentaliteti mesjetarë i inkuizicionit . A kane bere keta burrate shkences dhe politikes ndonje peticion kaq te madh kunder akademise serbe , greke apo maqedone per punimetet e tyre antushqiptare me baze shoviniste ? Me sa duket jo sepse keta "burradhe dhe burrnesha jane të mesuar me krye vetem detyra qe ju caktojnë të "mdhenjet " e huaj !

    Përgjigju
    • Kumbaro: 20/02/2024 17:37

      Nisme e bukur, largoni sharlatanet nga tv, nga Akademia, nga politika…kush do mbese pastaj?

  • Xheladin Uka: 19/02/2024 23:31

    Më në fund, një veprim intelektual. Kemi parë nevojën, besoj unë,edhe ne qytetarët e rendomt,të gjithë se bashkut që, të i prihën shtigjët shëmtisë. Për të qenë i sinçertë, përsonalisht kam mendua se, kjo intërvencë i takonte Akademisë se Shkencave dhe Arteve, cilës do qoftë, mirëpo ja që, do 'tjera tema', këtu në Kosovë, ua muarrën kohën kohëve të fundit...

    Përgjigju
  • Shefik Shkodra: 19/02/2024 20:04

    Më erdhi shumë mirë kur e pash këtë reagim nga gjithë kjo armatë intelektualësh. Më duket pak e vonuar, megjithatë shumë e qëlluar. Mjaft e çmueshme kundër një diçkaje të hiçkasë. Pra, përshëndetje këtyre intelektualëve për reagimin që u ka takuar dhe gjithnjë u takon!

    Përgjigju
  • Top: 19/02/2024 14:59

    Mos eshte llafja per Laert Vasilin???

    Përgjigju
  • Gjuhetari: 19/02/2024 14:31

    Gjeniu i gjuhes shqipe eshte Andi Zeneli. Tjeret jane shumeeeee larg tij!

    Përgjigju
  • Eva: 19/02/2024 13:22

    A eshte ende i hapur per t'u firmosur peticioni? Nisme me vend, sepse sharlatanizmi dhe shqipja e anglishtezuar, po denigron gjithe gjuhen tone!

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 19/02/2024 13:05

    Nje reagim shume i qelluar por i vonuar do te thoja, pasi veqmas ne kosove mjerisht sot gazetaret e moderator po n'a behen lloj lloj rrugaq e kurve qe vetem ose marron pjese ne pis emisionet parputhen apo Big Brother n'a behen moderator, dhe kurni degjon te flasin sepse ne shume raste nuk dijne as te lexojne te turperojne dhe ta gerdisin edhe gjuhen e bukur shqipe, prandaj nese vertet ka nje amo apo institution qe perzgjedh dhe kontrollon médiat duhet ta marrin kete peticion si nje alarm sepse vertet po degradojme çdo dite.

    Përgjigju
  • naimi: 19/02/2024 09:15

    LARGONI PSEUDO GAZETARET CIM PEKA, MILIARDERIN FEVZIU SE NA ESHTE BERE SIKUR SJETOHET DOT PA EMISIONIN E TIJ QE I BEN ME PAGESE SAHANLEPIRSIN YLLI RAKIPI ETJ

    Përgjigju
  • Beli: 19/02/2024 09:08

    Më mirë vonë se kurrë, sharlatanët kanë pushtuar mediat që prej vitesh e dekadash. Po na turpërojnë e po na nxjerrin qesharakë si një komb që s'dimë të bëjmë shkencë e që s'dimë të komunikojmë shkencërisht me botën.

    Përgjigju
  • Toni: 19/02/2024 09:01

    Nisme me vend.

    Përgjigju
  • Julian: 19/02/2024 08:10

    Ky peticion tregon mjerimin e klasës intelektuale dhe mentalitetin e dhunës së të fortit që e karakterizon ata të ashtuquajturit intelektuale, të mos harrojmë që të zezat Shqipërisë ja kane bere gjithmonë këta të ashtuquajturit intelektuale dhe nuk i kanë ardhur asnjëherë prej ati bujkut e fshatarit të rëndomtë që mezi e ka mbushur barkun me buke. Shikojeni edhe historinë e Ajshtajnit që kur foli për teoritë e tije ne fillim te gjithë ata që kishin një jetë që punonin me shkencë e tallen dhe me vone u "detyruan" ta lartesojne. Shkenca e pranon vetë që ne dimë dhe perceptojmë vetëm një pjesë të vogël të botës që na rrethon dhe se si ajo është në të vërtetë ngelet te zbulohet nga shumë breza të ardhshëm. Si marrin guximin këta mediokër të pretendojë se kushdo tjetër përveç tyre është sharlatanë sepse këta janë sharlatanët që kanë vulën në dorë për momentin? Ajo Shqipëri prandaj është aty ku është sepse e ka sharlatanizmin të certifikuar në sistem. Këta po duan të ringjallin xhaxhin sepse atij mentaliteti i përkasin sepse prej tij janë rritur!

    Përgjigju
    • Afrim: 19/02/2024 16:36

      Kollaj fare kjo punë, nuk është e nevojshme të bëhet pedicion mjafton të shkoni edhe ju në studio dhe të përballeni dhe shumë mirë mund të provoni shkencërisht se ata nuk kanë të drejtë ose anasjelltas. Edhe ato"sharlatanet" ndoshta kanë studiuar dhe mbrojnë shkencërisht tezën e tyre siç keni bërë edhe ju deri tani. Me gjithë respektin për ju profesorë të nderuar jam kundra peticionit

    • Hahaha: 19/02/2024 09:46

      Doli nje simpatizant i atyre sharlataneve. Mjerim tregojn ata me ato qe thone se gjuha shqipe i zberthen te gjithe fjalet e lashta dhe gjuhet, filxhan = fli o xhan

  • Shkodra: 19/02/2024 08:06

    Sharlatanë jeni ju që bëni “peticion”(thirrje). Ju që me zi flisni gjuhën shqipe dhe s’i lidhni dy fjalë të huaja bashkë. Edhe Njutoni kur shpiku teorinë e gravitetit (rëndesës) u kundërshtua por po t’iumbyllej goja ideve të reja, ajo teori do të vononte të dilte në dritë. Arsyeja pse Dalipaj është i sukseshëm është se shumica e shwiptarëve që flasin gjuhë të huaja kanë një mëndje më të hapur dhe kuptojnë më mirë potencialin e gjuhës së natyrës, e gjuhës hyjnore shqipe. E thotë revista “Sience” (Sajens) që shqipja ka më shumë se 6000 vjet. Njeriu në fillim imitoi tingujt e natyrës: shiu tingëllonte shshsh…dhe u bë shi. Sa magjike gjuha shqipe. Rroftë gjuha jonë e bukur dhe e ëmbël.

    Përgjigju
  • Adriatik Mejdani: 19/02/2024 07:23

    FALEMINDERIT

    Përgjigju
  • Maks: 19/02/2024 07:10

    Bravo per nismen qe shalatanet duhet te largohen nga ekranet e TV Por nga gjith kjo list prof vetem disa u dihet kontributi per historin te tjeret su dihet cfar kan shkruar per historin e vjeter apo te rene

    Përgjigju
  • Besi: 19/02/2024 07:05

    konsiderohet lajm sensacional edhe cdo balte dhe shpifje e porositur dhe mirepaguar e prezantuar ne panelet e question time me cilesine e mbrojtjes se burimit te gazetarit kur vete gazetari paguhet ne te zeze dhe trajtohet pa te drejta profesionale dhe etike individuale nga pronare mediatike intrigante dhe shantazhues qe sillen si keto tutoret e prostitucionit ne tik tok se fubdni

    Përgjigju
  • Live: 19/02/2024 06:25

    POR FJALA AMA... E DIN TE GJITH QW VJEN NGA FJALA AM OSE MA... OSE M SEVENDWSOHWT ME T DHE BEHET AT.... PRA FUQI MADHORE.... TE MARRESH LEJE KE "MA" DHE KE "BA" ME DAL NTELEVIZOR.... DA-LYPI...

    Përgjigju
  • Populli: 19/02/2024 05:47

    Po eshte shume vertet. Jane ngritur tere sharlatanet dhe po hedhin balte mbi cdo gje te mire e te shtrenjte qe ka e ka patur shqiperia jone.

    Përgjigju
  • Edi25252: 19/02/2024 05:05

    Pse Eqerem Çabej është i pagabueshëm !?

    Përgjigju
    • Gjuhetari: 19/02/2024 12:23

      Ishte nje injorant qe kopjoi idete e te tjerve.

  • hasan ledhja: 19/02/2024 04:28

    edhe fjalen ndaloni shkenctar

    Përgjigju
  • Iris: 19/02/2024 03:52

    Kush eshte kush ne listen e peticionisteve, qe eshte mjaft e gjate dhe qe duhet te kishte dhe emra te tjere dhe kane te drejte,jo vetem per ceshtjen e gjuhes,por kur tentohet te behen me origjine shqiptare dhe figura qe nuk jane,per te mos folur per budallalleqet e tjera /shkencore/ qe mbushin ekranet e TV e videot ne YOUTUBE.S.d.q ky sharlatanizem /shkencor/ e ka nje emer /Kompleksi Napoleon/,deshira per te qene me te medhenjte,me te vjetrit,me te famshmit,me te suksesshmit,me te fortet,me te zgjuarit,deshira per protagonizem vend e pa vend,etj,etj,kur ne fakt nuk jemi as me pak,as me shume,por njelloj si te tjeret.

    Përgjigju
    • Or tej: 19/02/2024 07:31

      Me frazen e fundit ke pershkruar te gjithe shqiptaret or teeeejjjjj

  • Guha shkype: 19/02/2024 00:31

    Un jam dakord nga momenti qe ju te qe ndiheni me te zgjuarit ti bini një studim shkecor,dhe jo bazat e studiuesve grek turq serb dhe italian. Eshte menyre me e mire per tju mbyllur gojen çarllatanëve.

    Përgjigju
  • Kritiku: 19/02/2024 00:02

    Gjeniu i gjuhes shqipe eshte Andi Zeneli. Tjeret jane shumeeeee larg tij!

    Përgjigju
  • Miri: 18/02/2024 22:46

    Bravo, nuk durohen me Dalipi company, po behemi gazi botes me ato qe thone me etimologjit qesharake. Po na qeshin te gjithe me grek serb italian etj.

    Përgjigju
    • Xhevat: 19/02/2024 14:22

      PSE SNGRIHEN INTELEKTUALET E GREQISE DHE TE THONE MJAFT ME KETE BELERIN PO NA I NGRITEN DHE NE BE. PO INTELEKTUALET SERBE PSE NUK BEJNE PETICION PER ATE POLITIKANIN QE PO VDES NGATE RRAHURAT SE VURI LULE NE VARI I JASHARIT. ASGJE E KEQE NUK I VJEN SHQIPERISE NGA DALIP FH ATYRE QE MUNDOHEN TE NGRENE MORALIN E SHKELUR ME KEMBE NGA SALIU META FATOS NANO ARIAN CANI LLOSHI ETJ.

    • Xhevat: 19/02/2024 13:36

      PO ARJAN CANIN PSE SE KENI THIRUR TE FIRMOSE KETE PACAVURE. LLOSHI ESHTE ANTISHQIPETAR. PO ATA QE SHAJNE SHQIPERINE NE BE PSE SI KENI THIRUR PO SALIUN PO ILIR. SHUMICA E KETYRE ME DIPLOMA PREFESORE APO PAINTELEKTUAL JANE TE PASUR DHE JANE ATA QE E KANE SJELLE SHQIPERINE NE KETE.DEREXHE.

    • Dimosthenis Zioulis: 19/02/2024 01:23

      Μακάρι η ζημιά στην Αλβανική κοινωνία να μην είναι μεγάλη από όλην αυτήν την παραπληροφόρηση. Όσον αφορά την διαστρέβλωση της ιστορίας από τους σαρλατάνους, το μόνο που κατάφεραν είναι να περάσουν για γελίους όσους έπεσαν θύματα της παραπληροφόρησης τους όπου και να βρίσκονται, εντός και εκτός χώρας από ανθρώπους με γνώση και παιδεία.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?