Politikë

EMRAT/ Përfundon votimi i PD-së në qarkun Berat, jashtë liste mbetet Astrit Veliaj dhe Anila Koroni

28 Shtator 2020, 20:30| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 20:46

  • Share

Demokratët e qarkut të Beratit votuan këtë të hënë për 26 kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Ata përzgjodhën kandidatët që kalojnë në fazën tjetër të procesit, ku në Berat janë zgjedhur 10 kandidatë duke lënë jashtë liste Astrit Veliajn. Në Poliçan zgjidhen 4 kandidatë duke lënë jashtë liste Anila Koronin, ndërsa në Urën Vajgurore u votuan të 5-të kandidatët. Pra nga 26 kandidatë në të gjithë qarkun e Beratit janë zgjedhur 24  kandidatë që të vijonë procesin tjetër për kandidimin e tyre si deputetë. Qarku i Beratit ka 8 mandate.

Konkretisht në Berat numri i anëtareve me të drejtë vote është 1380 persona, ndërsa në votime kanë marrë pjesë  827 anëtarë ose 59,9 %. Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1.Afize Skendo

2.Alketa Mukavelati

3.Arenc Berati

4.Denis Sahatciu

5.Dritan Hazinedari

6.Eno Qana

7.Kasem Mahmutaj

8.Muharrem Hoxha

9.Namir Lapardhaja

10.Oltion Merdari

Në përfundim të dhënat e votimit Poliçan - Skrapar kanë pasur të drejtë vote 230 anëtarë dhe pjesëmarrja në votime ishte 113 anëtarë . Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1.Baki Biraku

2.Pellum Nako

3. Rigert Kapllani

4. Zija Ismaili

Përfundon procesi i votimit edhe në degën Ura Vajgurore qarku Berat.  Numri anëtarëve me të drejtë vote ishte 1074 , ku u konfirmuan të 5 anëtarët që ishin propozuar.

1.Bujar Hoxhaj

2.Ferdi Brahushi

3.Ledian Daja

4.Liljana Bica

5.Monika Qosja

Dega Kuçovë u konfirmuan të 5 kandidatët

1.Ardit Benja

2.Ditar Qevani

3.Fadil Mara

4.Myslim Haxhi

5.Sofika Jani

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfons: 28/09/2020 22:12

    Ore tallni trapin ju me popullin me duket,car votimi po beni mashtruesa,nese jeni te sinqerte coni 30 emra dhe thoni antaresise zgjidh 5 per cdo rreth. Mashtruesa coni 10 emra dhe i thoni voto per keta te 10.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?