GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi vendimin e gjykatës së rrethit në Gjirokastër, që vendosi pezullimin nga detyra të 9 efektivëve të drejtorisë së Policisë së këtij rrethi.
Bëhet fjalë për shefin e Sektorit të Migracionit në policinë e Gjirokastrës kryekomisar Florian Mustafajn, shefin e sektorit të hetimit Komisar Rami Rucci, specialistët Ediat Kanina e Benard Kermaj me gradën nënkomisar, Koordinatori i operacionit Frontex Behar Tafa. Po ashtu, janë pezulluar edhe 4 inspektorë, me detyrë trup shërbimi në Policinë e Gjirokastrës.
Ata dyshohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin emigrantë nga vendet e treta, nga qarku Gjirokastër në Delvinë, e duke i lënë më pas të lirë në shkelje të ligjit.
Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së migrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar.
Punonjësit e pezulluar nga detyra
- Komisar Rami Ruçi, Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.
- N/Komisar Ediat Kanina me detyrë Specialist në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.
- N/Komisar Benard Kermaj, me detyrë Specialist i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.
- Drejtues Behar Tafa, Kordinator i Operacionit Frontex.
- Inspektor Ramiz Balliu, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër
-Inspektor Dritan Sako, me detyrë trup shërbimi ne Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.
- Inspektor Emiliano Kazma, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.
-Inspektor Drini Çaçi me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.
Me vjen keq qe njerezit e ndershem nuk vlereson ne kete vend. Me vjen keq qe keta njerez te ndershem mbeten per tu vleresuar nga keta juriste te paafte.
PërgjigjuOre ca flisni budalleqe, ky fenomen eshte nje problem qe nuk ka lidhje me emrat qe permendni. Eshte fllisk sapuni e krijuar nga hijenat e AMP qe ja shpifen policeve
PërgjigjuOk nduja drejtori qenka i pafajshmem (por makinat e drejtorise nuk dalin pa urdherin e dr as me derguar posten jo me per te cuar klandestine nga nje qytet ne tjetrin). Po sajmir boshnjaku drejtori i pergj i kufirit a ka faj ???apo ad ai se dinte se cfare bente behar tafa vartesi i tij ?? Po keta ske ku i kap se te gjith mbuluat me fekale jane.
Përgjigjuja i ditke te gjitha ti o gone, majfton ti dini emrin dhe hajt ta shkrujme nje sms thjesht per ti hedhur balte, as njeri as tjeteri ska prekur dhe shkelur asnje gje ja do ta shihni qe eshte e gjitha nje show emrat qe permendi jane me te pastrit ne polici
Po nue xhepistin apo ai ska faj fare se i artestiojhwt gjysma e efektivit??!!
Përgjigjuo ti gazep, llaxore kur si njeh njerezit pse nxjerr helm nga goja, ai person qe permend ti ska lidhje me xhepist a ku di une cfare ppr eshte nje person korrekt e me integritet