Korab Lita dhe Rudina Hajdari

Politikë

EMRAT/ Rudina Hajdari forcon pozitat përballë Korab Litës, zgjerohet me 5 deputetë Grupi Demokrat në Parlament

6 Nëntor 2019, 11:00| Përditesimi: 6 Nëntor 2019, 14:50

  • Share

Grupit Parlamentar Demokrat i janë shtuar pesë anëtar të rinj. Kjo lëvizje është konfirmuar edhe nga vetë ky grup Parlamentar ku emrat dhe informacionet e anëtarëve më të rinj të Grupit Parlamentar Demokratik janë afishuar edhe në faqen zyrtare.

5 deputetët që u janë bashkuar Grupit Parlamentar Demokratik janë Ligoraq Karamelo, Krenar Rryci, Vasil Sterjovski, Majlinda Halilaj dhe Elda Hoti. Ky grup deri më tani drejtohet nga deputetja Rudina Hajdari dhe ardhja e 5 deputetëve të tjerë në grupin e saj, forcon pozitën përball kundërshtarit Korab Lita i cili pak kohë më parë u përpoq të merrte kryesinë e grupit dhe krijoi një përçarje.

Në një emision televiziv pak ditë më parë Korab Lita deklaroi se emrat e rinj që i janë bashkuar Grupit Demokrat u refuzuan, por ndryshe nga deklarata e tij, këta 5 deputetë janë zyrtarisht pjesë e Grupit Demokratik të drejtuar nga Rudina Hajdari.

Por kush janë 5 deputetët e rinj që i bashkohen grupit Demokrat të drejtuar nga Rudina Hajdari?
1. Ligoraq Karamelo u fut në Kuvend si deputet nga listat e Partisë Demokratike, kritik i ashpër ndaj qëndrimeve të Lulzim Bashës, ndërsa u kërcënua pasi mori mandatin e deputetit.

2. Majlinda Halili u fut në Kuvend nga lista e PD-së, qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit, gjithashtu e akuzuar nga lidershipi demokrat për tradhti duke thyer vendimin e selisë blu.

3. Krenar Rryci është emri tjetër që ka pranuar të bëhet pjesë e grupit të Rudina Hajdarit. Ai vjen nga listat e PD-së në Tiranë, ndërsa fillimisht pranoi që të hiqte dorë nga mandati, por më pas deklaroi se u pengua duke pranuar të bëhet deputet.

4. Elda Hoti vjen nga lisat e LSI-së. 27-vjeçarja mori mandatin e Viktor Tushajt në qarkun e Lezhës.

5. Vasil Sterjovski, sekretar i përgjithshëm i partisë së vetme të maqedonasve në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) deputet në Kuvendin e Shqipërisë është emri i pesë që i bashkohet grupit të Rudina Hajdarit.


Deputetët e rinj janë shtuar në faqen e Parlamentit, por përshkrimi për Grupin Demokrat nuk ka ndryshuar.


 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?