7 mijë € për ndërtimet pa leje në Durrës, zbardhet skema që çoi 18 policë dhe zyrtarë në burg! 'Gjëma' u erdhi nga komisariati dixhital (Emrat)

10 Janar 2020, 10:05| Përditesimi: 10 Janar 2020, 16:32

  • Share

DURRËS -  Report Tv siguron dosjen hetimore të SHÇBA e prokurorisë së Durrësit për prangosje e 18 zyrtarëve të policisë dhe të pushtetit vendor në Durrës. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se hetimet për këtë grup kanë nisur pas një informacioni nga qyteti i Lezhës në shtator të vitit 2019-të, ku thuhej se në Durrës kishte një grup që favorizonte ndërtimet pa leje.

Denoncimi ka ardhur në komisariatin dixhital ku thuhej se këto zyrtarë të policisë dhe organeve vendore edhe pse i bënin foto e objekteve më pas i tjetërsonin dhe i fshinin fotot. Sipas dosjes hetimor duhet se policët i lejonin ndërtimet pa leje kundrejt pagesave nga 1500 deri në 7 mijë euro.

Nga përgjimit e hetuesisë rezulton se ky grup mësonin dhe instruktonin ndërtuesit e paligjshëm për kontrollet që do bënin për të thënë se ndërtimi ishte i vjetër. Ndërkohë në qershor të vitit 2019 kur ishte edhe periudha zgjedhore, kanë nisur verifikimet në terren ku disa objekte ishin në themele dhe sot janë deri në 4 kate të mbaruara në zonën e Katundit të Ri në Durrës.

Ndër të tjera në dosje thuhet se specialisti i zonës së Katundit të Ri kishte dijeni dhe i ka thënë ndërtuesit të heqë punëtorët ngaqë është denoncuar në portal. Në fshatin Jub kanë ardhur dy denoncime në Komisariatin dixhital të cilët janë nënvlerësuar.

Punonjësit e policisë kanë raportuar se s'ka ndërtime pa leje dhe denoncimi ishte gënjeshtër duke e kaluar në fshatin Rrushkull me tjetërsim fotosh. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i njëjti grup ka lejuar edhe prerjen e paligjshme të pyjeve.

Ndërkohë Report Tv zbulon edhe emrat e policëve, zyrtarëve dhe ndërtuesve që u arrestuan mbrëmë në Durrës nga aksioni blic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Në pranga kanë rënë shtatëmbëdhjetë zyrtarë të policisë dhe të pushtetit vendor për të cilët masa e arrestit me burg ishte dhënë në mungesë nga gjykata, ndërkohë një tjetër u shpall në kërkim dhe një tjetër u pezullua nga detyra, ku të gjithë  dyshohet se lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut përgjatë vitit 2019. 

18 nga të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim:

Besnik Domi-shef rendi në Shijak

Sami Xhafa-shefi i stacionit policisë Manzë

Ermal Petova-OPGj Manzë

Nikollë Marku-OPGj Manzë

Agim Osmani-ndihmës specialist policia Durrës

Haxhi Sherra-ndihmës specialist Komisariati Shijak

Petrit Neziri-ndihmës specialist policia Manzë

Ndricim Shika-ndihmës specialist policia Shijak

Gjergji Gerco-sekretar njësisë administrative Sukth

Jul kacadej-specialist IMT-ja Shijak

Marjus Shaini-kryeinspektor IMT-ja Shijak

Adem Lika-ndërtues.

Dëshir Dakoli- me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Astrit Nuri- specialist i armatimit në në policinë e Durrësit.

Dritan Koçi- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje.

Paulin Meta- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje.

Gjon Zefi- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje.  

Qerim Doka- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje.

Gani Dama-polic patrulle (në kërkim).

Burime nga policia bënë me dije se shtatëmbedhjetë të arrestuarit kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, ndërsa në këmbim jepnin lejet për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj. Me anë të kësaj skeme abuzive ata shmangnin zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre. Të njëjtat burime bëjnë me dije se përveçse kanë favorizuar biznesmenët të ndërtojnë pa leje, kanë falsifikuar dokumentet, nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarë të ndryshëm për abuzimet që po ndodhnin në këto zona me ndërtimet pa leje.

Në pranga kanë rënë persona që mbanin detyra tepër të rëndësishme në Durrës, por gjithsasht të arrestuar janë edhe 5 persona që kanë ndërtuar pa leje. Ndërkohë, i pezulluari nga detyra është një specialist i Armatimit në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sallmonja: 10/01/2020 23:01

    SHCBA te hetoje policine kufitare ne Portin Durres dhe jo te merret me fshataret qe ndertojne ne tokat e tyre. Me to merret institucion tjeter dhe pushteti vendor!

    Përgjigju
    • Eda: 20/01/2020 18:01

      E gjithe Shqipëria eshte me ndertime pa leje ne cdo pellembe te saj. Ne kete rast i bie qe te gjithe zyrtaret e policise se Shqiperise te arrestohen te gjithe per qindra e mijera ndertime apo dhe nevojtore pa leje! Para disa vitesh mediat e huaja shkruanin “Shqiperia, vendi ku nevoja ben ligjin”. I referoheshin ndertimeve pa leje ne Paskuqan dhe Bathore ku shteti me pas beri ligj per t’i legalizuar se nuk bente dot ndryshe. Shqiperia eshte ende shume e varfer dhe fshataret mezi paguajne lejet e ndertimit qe u jepen nga shteti pasi te ardhurat e tyre jane thuajse 0. Shteti dhe SHKB-ja bejne mire te kontrollojne zyrtaret qe favorizojne ktiminelet, trafikantet, terroristet dhe jo zyrtaret e policise se ndershme te cileve mund t’u kete shpetuar pa kontrolluar ndonje nevojtore prej druri qe fshatari i Paskuqanit, Lalzit, Manzes apo Shijakut mund te kete ndertuar pas shpise.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?