EMRAT/ Të dënuar e akuzuar për vepra të ndryshme penale, ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Greqia në vendin tonë 3 persona

14 Prill, 13:32| Përditesimi: 14 Prill, 15:15

  • Share

Tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia janë ekstraduar nga Italia, Gjermania dhe Greqia drejt vendin tonë, ditëm e sotme. 

Bëhet fjalë për Saimir Prenga,  Arjan Gjergji dhe Besmir Kola alias Zef Kola.

Saimir Prenga u ekstradua nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Gj. L., gjatë periudhës 2017-2018, ka shitur rreth 67 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Ndaj tij gjykata ka cakatuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, informoi sot policia.

Arjan Gjergji u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. "Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike cannabis sativa, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”

Ndërsa Besmir Kola alias Zef Kola u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Këta persona i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?