Berisha-Meta

Politikë

EMRAT/ Tre demokrate i kalojnë PL-së, zbulohen deputetet që Berisha i dha ‘borxh’ Metës për të formuar grupin parlamentar

16 Shtator, 17:43| Përditesimi: 16 Shtator, 18:15

  • Share

Duket se opozita do të ketë të paktën dy grupe parlamentare në Kuvend, pasi përveç Grupit Parlamentar të PD, një të tillë do të ketë edhe Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, i cili prej tetorit të 2024, ndodhet në qelitë e paraburgimit.

Ina Zhupa dhe Ledina Alilolli, së bashku me deputeten më të re të Elbasanit Klodiana Çapja, i janë bashkuar Grupit Parlamentar të Partisë së Lirë, i cili gjithashtu përbëhet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto edhe Brunilda Haxhiu. Kreu i këtij grupi do të jetë sekretari i PL-së Tedi Blushi, ndërsa nënkryetari Haxhinasto. 

Një vendim i tillë është marrë, pasi për të krijuar një grup parlamentar duhet së paku 7 deputetë. Duket se Berisha edhe Meta janë dakordësuar për krijimin e së paku dy grupe parlamentare, për të vijuar aksionin në Parlament.

Katër deputetët e Partisë së Lirisë, janë zgjedhur në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i humbi me rezultat të thellë.

Grupi parlamentar i PL
Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zëdhënëse
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa
Ledina Alolli
Klodiana Çapja

A.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobo: 16/09/2025 23:39

    Gjithe halet ne ket grup

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?