Duket se opozita do të ketë të paktën dy grupe parlamentare në Kuvend, pasi përveç Grupit Parlamentar të PD, një të tillë do të ketë edhe Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, i cili prej tetorit të 2024, ndodhet në qelitë e paraburgimit.
Ina Zhupa dhe Ledina Alilolli, së bashku me deputeten më të re të Elbasanit Klodiana Çapja, i janë bashkuar Grupit Parlamentar të Partisë së Lirë, i cili gjithashtu përbëhet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto edhe Brunilda Haxhiu. Kreu i këtij grupi do të jetë sekretari i PL-së Tedi Blushi, ndërsa nënkryetari Haxhinasto.
Një vendim i tillë është marrë, pasi për të krijuar një grup parlamentar duhet së paku 7 deputetë. Duket se Berisha edhe Meta janë dakordësuar për krijimin e së paku dy grupe parlamentare, për të vijuar aksionin në Parlament.
Katër deputetët e Partisë së Lirisë, janë zgjedhur në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i humbi me rezultat të thellë.
Komente
