EMRI/ Aksidentoi për vdekje dy persona në Tiranë, në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim

15 Gusht 2023, 15:31| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 16:15

  • Share

Më shumë se 3 vite pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën dy persona si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, 35-vjeçari i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Elbasan.

Etjon Lazri, ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Etjon Lazri, i riu që u përfshi në këtë aksident në Porcelan ku si pasojë humbën jetën dy persona, fillimisht u arrestua por në prill të 2020 dhe më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit. Por cështja e tij u rikthye për gjykim dhe Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi ta dënojë më 7 vite dhe 4 muaj burg, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 15/08/2023 23:00

    7 vite mori dy jete njerezish. NUK JENI NE TEREZIIIII. Gjykata plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?