EMRI/ Armë dhe municion të fshehura në banesë, arrestohet 54-vjeçari në Durrës! Sekuestrohen 1 kallashnikov dhe 182 fishekë

5 Tetor 2023, 12:57| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 13:10

  • Share

Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Durrës, pasi këta të fundit i gjetën armë dhe municion luftarak të fshehura në banesën e tij. sakaq janë sekuestruar 1 kallashnikov, 2 krehra dhe qindra fishekë.

Në pranga ka rënë Sulejman Musta.

Njoftimi i policisë:

“Në bazë të këtyre informacioneve, këto shërbime, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë ndërhyrë menjëherë në këtë banesë dhe si rezultat i kontrolleve në ambientet e saj, kanë gjetur të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 182 fishekë, sende të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës, shtetasi S. M., 54 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.”

Lajmi në përditësim...

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?