(VIDEO) Elbasan/ Arrestohet 35-vjeçari nga Tirana, kërcënoi një person! U kap duke i marrë 400 mijë lekë

10 Dhjetor 2022, 09:45| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 09:56

  • Share

Kërcënimi për të marrë 400 mijë lekë nga një person në Elbasan ka çuar në pranga një 35-vjeçar nga Tirana. I riu i identifikuar si Ermir Bajrami u arrestua në flagrancë teksa merrte paratë. Ai akuzohet për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

Nga veprimet hetimore rezulton se 35-vjeçari, në bashkëpunim me të tjerë, ka kanosur një person, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një celular dhe me biçikletën me të cilën lëvizte i arrestuari.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?