Foto ilustruese

Kronikë

EMRI/ Arrestohet në Belgjikë 30-vjeçari nga Shkodra! Në korrik 2023 kërcënoi me armë të riun

29 Janar 2024, 09:53| Përditesimi: 29 Janar 2024, 10:06

  • Share

Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga të policisë në Belgjikë, pasi ishte dënuar në Shqipëri për kanosje.

Policia ka arrestuar Mark Prekën, lindur në Shkodër. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Në muajin korrik të vitit 2023, Mark Preka pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?