Lushnjë/ Babai denoncon humbjen pa gjurmë të djalit në kufirin gjermano-zviceran: S’kam kontakte prej një jave, kishte 2 muaj që jetonte atje! (EMRI)

27 Gusht, 11:35| Përditesimi: 27 Gusht, 11:43

  • Share

Lushnjë- Babai denoncon humbjen e djalit të tij 24-vjeçar, që jetonte prej tetë javësh si emigrant mes Gjermanisë dhe Zvicrës.

Lajmi u konfirmua edhe nga burime zyrtare në Komisariatin e Policisë së Lushnjës, kurse i riu i humbur është identifikuar si Klaudio Çekrezi, banues në këtë qytet.

Denoncimi është depozituar prej datës 25 Gusht (e diel), por u njoftua vetëm sot nga zyrtarët e policisë vendore.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi L. Ç., 50 vjeç, i cili kallëzon se prej një jave ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin K. Ç., (Klaudio Çekrezi) 24 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Mësohet se i riu prej 2 muajsh jetonte në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës, por nuk jepen detaje më të hollësishme, pasi çështja është nën hetim. 50-vjeçari ka kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare për gjetjen e tij.

“Po bashkëpunohet me partnerët, për gjetjen e 24-vjeçarit”, thekson policia.

Sipas procedurave njoftohet Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana, teksa nëpërmjet ambasadës dhe homologëve në të dy vendet, nisin verifikimet për lokalizimin dhe gjetjen e të riut.

Hetimet janë ende aktive dhe nuk dihen arsyet e humbjes së kontakteve apo nëse 24-vjeçari ka pasur ndonjë konflikt të mundshëm brenda dhe jashtë vendit.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?