Kronikë

EMRI/ Dhunuan mjekun 70-vjeçar në Dibër, arrestohet njëri prej vëllezërve që kryen sulmin

28 Mars 2019, 16:58| Përditesimi: 28 Mars 2019, 17:24

  • Share

Një mjek është dhunuar ditën e djeshme në ambjentet e Spitalit Rajonal të Dibrës. Sipas policisë mjeku është identifikuar si shtetasi Agron Mevexhiu 70-vjeç.

Ai është goditur me grushta nga dy persona,  ku njëri prej tyre është arrestuar (shtetasi A.L 43-vjeç) ndërsa vëllai i tij (shtetasi V.L) është shpallur në kërkim.I arrestuari dhe vëllai i tij akuzohen për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se tre javë më parë një tjetër mjek u dhunua në spitalin e Lezhës për shkak të detyrës. Për këtë rast pasti mjaftë reagime të forta nga bluzat e bardha në të gjithë vendin. Gjithashtu një reagim pati edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku u firmos edhe një urdhër  për regjimin e disiplinës dhe rregullave për vizitorët në çdo spital të vendit.

Konkretisht, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 – 13:00 dhe mbasditë nga ora 17:00 -19:00. Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00 – 12:00 dhe 18:00 – 19:00. Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione.


Njoftimi i polisicë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :

A.L,  43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër,  pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin  në ambjentet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin A.M.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë Dibër për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?