TIRANË- Arben Koçi, 40 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur me municion luftarak dhe armë brenda në makinë.
Policia njofton se arrestimi i tij u krye pasi kontrolleve të forcave ‘Shqiponja’ në Tiranë, në rrugën "Vangjel Noti", pas ndalimit të makinës së tij.
40-vjeçari nga Fushë-Kruja, u ka paraqitur punonjësve të policisë, një leje drejtimi me gjeneralitete të një shtetasi tjetër. Nga verifikimet e kryera rezultoi Arben Koçi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Gjatë kontrollit në makinë iu gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
40-vjeçari u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.